17.01.2023
Shporta për një familje mesatare “zë” gjithçka që hedh në të, por kjo varet edhe nga të ardhurat e tuaja se si do e mbushni. Gjithsesi janë disa produkte pa të cilat nuk bënë të kalohet muaji dhe ato njihen si produkte bazike. Për to, edhe TVSH-ja është më e vogël.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e produkteve si mielli, kripa, sheqeri, orizi, fasulja, vaji, vezët, mishi i bardhë, detergjenti për rroba dhe shampooja dhe ua sjell çmimet më të lira që mund t’i gjeni në tregun online.
Miellin më të lirë e gjeni në Maxi. Paketimi 5 kg, tip 400 kushton 2.29 euro. Është i brendit M&Sillosi, lloji Dellino. Në këtë market dhe po ashtu të brendit M&Sillosi, e gjeni edhe miellin Finesa për 2.79 euro.
Kripën më të lirë mund ta porosisni në dyqanin online Dërgesë. Paketimi 1 kg i brendit Euroni kushton 0.44 euro. Është kripë e imët dhe e jodizuar. Në dyqanin tjetër online, Begmart, 1 kg kripë e imët e brendit “Tuzlanska” kushton 0.52 euro.
Sheqeri është prej produkteve që është prekur shumë nga inflacioni. Një kg sheqer më së liri e gjeni në Maxi. Ai i brendit Dolce kushton 1.09 euro. Në Begmart, 1 kg sheqer mund ta porosisni për 1.12 euro dhe është i brendit Agrokor.
Orizi kryesisht paketohet me peshë 800 gr. Dhe paketimi më i lirë për këtë peshë mund të blihet në Spar. Ai i llojit Koqani, i paketuar nga Beta, kushton 1.15 euro. Në dyqanin online 75Mall, orizi po i llojit Koqani e paketim i firmës Sant Andrea, kushton 1.20 euro.
Edhe fasulen më së liri e gjeni në Spar. Paketimi 800 gr, kushton 2.19 euro. Është paketim i kompanisë Beta. Po në Spar gjeni edhe fasulen e bardhë në paketim 700 gr për 2.39 euro. Është paketim i kompanisë Emona.
Vaji më i lirë i lulediellit mund të blihet në Maxi. Shishja me vëllim 905 ML dhe e brendit Biser, kushton 1.89 euro. Në dyqanin dërgesë, vaji Floëerra me të njëjtën peshë kushton 2.49 euro.
Paketimi i vezëve është i ndryshëm. Nëse kërkoni vezë në paketim prej 10 copësh, atëherë më së liri e gjeni në Spar. Kushton 1.09 euro. Në Maxi, kompleti me 10 copë kushton 1.40 euro. E nëse kërkoni komplet me 30 copë, atëherë më së lliri e gjeni në Spar – 2.69 euro.
Mishi i bardhë po ashtu ka shënuar rritje të madhe të çmimi. Një kg të brendit Sadia, i ngrirë, më së liri mund të blihet në Maxi. Kushton 5.19 euro. I njëjti paketim në Spar kushton 5.59 euro.
Detergjentin më të lirë për rroba në paketim 3 kg e gjeni në Begmart. Detergjenti i brendit Bioactive kushton 3.39 euro. Në këtë dyqan gjeni edhe detergjentin e njohur Ariel. Paketimi prej 2 kg kushton 6.15 euro.
Shampoo më i lirë për flokë mund të porositet në Maxi. Është i brendit Palmolive me peshë 350 ml dhe kushton 1.19 euro. Në këtë dyqan gjeni edhe shampoon Hobby me peshë 700 ml, që kushton 1.99 euro.