Pesë produktet bazike ushqimore – ku i gjeni më së liri

13.07.2022

Shperndaje:

Në këtë kohë kur çmimet kanë “fluturuar”, është e udhës të bëni më shumë hulumtim se ku mund t’i gjeni më së liri.

SaKushton është platforma e duhur për hulumtim të tregut online dhe sot ka krahasuar e analizuar pesë produktet bazë që secila familje ka nevojë për to. Ato janë: Mielli, vaji, kripa, sheqeri dhe orizi.

Si ushqime bazë, disa prej tyre kanë edhe TVSH të përgjysmuar.

Mielli

Miellin më të lirë e gjeni në hipermarketin Maxi. Paketimi 5 kg i brendit Dellino tip-400, kushton 3.59 apo 0.72 euro për kg.

Vaji

Vajin më të lirë të lulediellit e gjeni në 75Mall. Një litër e brendit kroat Zvijezda kushton 3 euro. Gjeni edhe shishe vaji 2.85 në Maxi, por është në sasi 905 ml, që kthyer në litër i bie 3.14 euro. Është i brendit Biser.

Kripa

Kripa është prej produkteve të lira, por edhe ajo është shtrenjtuar. Paketimin 0.9 kg më së liri e gjeni në dyqanin online Dërgesë me çmim 0.34 euro. Nëse llogaritet për kg, atëherë i bie 0.38 euro. Paketohet në Kosovë dhe është i brendit Euroni. Ndërkohë paketimi i brendit të Bosnjës “Tuzlanska sol”, 1 kg kushton 0.52 euro dhe atë mund ta gjeni në dyqanin online Begmart.

Sheqeri

Edhe sheqeri, diku ofrohet në paketim 0.9 kg e diku në 1 kg. Më së liri është në dyqanin Dërgesë, ku paktimi 1 kg kushton 1.20 euro. Në Begmart gjeni më lirë, 1.12 euro, por është paketim 900 gr, e që 1 kg i bie 1.23 euro.

Orizi

Po ashtu edhe orizi ofrohet në sasi të ndryshme. Kohëve të fundit si standard është bërë paketimi me peshë 800 gr. Dhe këtë lloj paketimi më së liri e gjeni në Spar. Orizi i brendit Beta dhe i llojit Koqan, kushton 0.99 euro, e që 1 kg i bie të kushtojë 1.09 euro.