Produkte të shumta Divella – zgjidh atë që të pëlqen

22.04.2024

Shperndaje:

Nëse dëshironi që receta e juaj të mos dështojë teksa përgatisni pasta, atëherë zgjidhni ato të brendit  të njohur Divella.

Gjeni lloje të ndryshme të makaronave, të shpagetave e të salcës së domateve.

Janë pak më të shtrenjta, por definitivisht janë të mira.

Në tregun online gjeni shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira.

Në fakt, më së shumti zgjidhje gjeni në rrjetin e dyqaneve Spar.

Dhe çmimet e këtij brendi janë pak sa uniform. Për 1.05 euro, në Spar gjeni makarona të njohura si Fusili, pastaj ato klasike, Penne Rigate, Penne Zitti Rigate, Pennoni Rigati, Cannerozzetti e Gomiti.

Të gjitha kanë forma të ndryshme dhe trashësi të ndryshme të brumit, që janë përcaktuar me numra.

Për 1.05 euro, në Spar gjeni edhe shpageta dhe linguine. Shpagetat janë në fije pak më të holla, kurse linguine dukshëm më të trasha.

E për 1.49 euro, mund të porosisni edhe makarona me miell integral.

Të gjitha paketimet kanë peshë 500 gramë.

Në Spar gjeni edhe salcën e domateve Divella. Shishja me 680 ml, kushton 1.89 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU