Produkte të njëjta me çmime të ndryshme – ku më lirë e ku më shtrenjtë

14.09.2022

Shperndaje:

Ndonëse raportet flasin për inflacion deri në 20 për qind, çdo qytetar është dëshmitar se produktet janë shtrenjtuar për 50, 70 apo edhe 100 për qind.

Shtrenjtimi ka prekur të gjitha produktet, sidomos ato ushqimore, ku kosovarët me të ardhura të ulëta ose mesatare shpenzojnë më së shumti.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në disa markete që ofrojnë shërbime edhe online.

Makarona Divella – Fusili

Makaronat e brendit të njohur Divella kanë shkuar në 1 euro apo më shumë. Nëse kërkoni makarona të llojit Fusili, paketim 500 gr, atëherë më së liri i gjeni në Maxi Market dhe Spar Ksoova – 0.99 euro, ndërkohë në E-baa kushtojnë 1.02 euro.

Oriz Ducato di Montova

Nëse kërkoni oriz të bardhë të brendit Ducato di Montova, atëherë më së liri e gjeni në Spar Kosova – 1.19 euro. Vjen në paketim 900 gr. I njëjti paketim në Maxi kushton 1.29 euro, kurse në E-baa 1.34 euro.

Qumësht Vita

Qumështin Vita, brend vendor, më së liri mund ta porosisni në Maxi Market dhe Spar Kosova. Një litër kushton 1.15 euro, derisa në E-baa, një litër kushton 1.17 euro.

Krem kuzhine Halta

Në E-baa e gjeni më së liri kremin për kuzhinë Halta. Një litër kushton 3.16 euro, derisa në Maxi Market 3.39 euro, kurse në Spar Kosova 3.49 euro.

Biskota Sempre

Në E-baa gjeni më së liri edhe biskotat për bebe Sempre, të brendit vendor Liri. Paketimi 300 gr kushton 1.81 euro. Në Maxi Market kushton 1.85 euro, kurse në Spar Kosova 1.89 euro.

Krem djathë Happy Cow

Djathin më të lirë Happy Cow, apo siç njihet në popull “zdenkë”, e gjeni në E-baa. Paketimi 360 gr kushton 2.24 euro. Në Maxi Market mund ta porosisni për 2.39 euro, kurse në Spar Kosova për 2.59 euro.

Nutella

Nëse dëshironi ta ëmbëlsoni gojën, atëherë s’ka gjë më mirë se këtë ta bëni me kremin Nutella. Kavanozi 200 gr, më së liri kushton në Maxi Market – 2.29 euro. Në E-baa kushton 2.30 euro, kurse në Begmart e gjeni për 2.59 euro.

Keçap i ëmbël Heinz

Kur flitet për keçap, atëherë brendi numër një në botë llogaritet Heinz. Paketimi i keçapit të ëmbël prej 342 gr, më së liri mund të blihet në Maxi Market dhe në Spar Kosova – 1.69 euro. Në E-baa, i njëjti paketim kushton 1.81 euro.

Lëngë dredhëze Bravo

Nëse kërkoni lëngë dredhze të brendit Bravo, më së liri i gjeni në E-baa dhe Spar Kosova – 1.09 euro. I njëjti produkt në Maxi Market kushton 1.25 euro.

Çokollatë Milka – alpin

Çokollatat Milka po ashtu janë referencë kur flitet për këtë produkt. Çokollata Milka e llojit Alpin, me peshë 80 gr, më së liri mund të blihet në E-baa – 0.8 euro. Në Maxi Market e Spar Kosova, i njëjti produkt kushton 0.89 euro.

Letër tualeti Perfex

Brendi Perfex ofron lloje të ndryshme të letrave të tualetit dhe me aroma të ndryshme. Nëse kërkoni me aromë pjeshke, atëherë më së liri e gjeni në Maxi Market – 2.99 euro. Paketimi i ka 10 copë dhe letra është 3-shtresore. I njëjti produkt në E-baa kushton 3.26 euro, kurse në Spar Kosova 3.29 euro.

Përmbledhje

Në rast se do të vendosni t’i blini këto 11 produkte të përzgjedhura nga platforma SaKushton dhe do të përcaktoheshit për ato më të lira, atëherë do të duhej të ndanit 19.4 euro.

E në rast se do t’i blinit të njëjta produkte, por me çmimet më të shtrenjta, atëherë do të detyroheshit të ndanit 21.33 euro, pra gati 2 euro më shumë.