Çfarë kompjuteri me procesor ‘i5’ mund të blini për 700-800 €

23.12.2021

Shperndaje:

Kompjuter apo laptop, nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që procesori të jetë “i5” dhe që çmimi për të, të jetë mes 700 e 800 euro.

Klik –k’qyre n’Sakushton: kompjuter me procesor i5

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e kompjuterëve e laptopëve me këto “kushte” të përcaktuara.

Shitësi më i lirë në këtë rast është Neptun. Ju ofron kompjuter Lenovo për 719 euro. Ka 8 Gb memorje e 256 Gb hapësirë të brendshme si dhe ekran 21.5 inç. Të njëjtin kompjuter, por me ekran më të madh, 23.8″, e blini për 729 euro.

Dyqani eGjeta ofron laptopin Acer Aspire 5 me procesor i5 për 728 euro. Ka ekran 15.6 inç, 8 Gb memorje dhe 512 Gb hapësirë të brendshme. Në këtë dyqan, nëse kërkoni laptop me më shumë hapësirë të brendshme, atëherë duhet të ndani 795.50 euro. Ju ofrohet Acer Aspire 5 me 8 Gb memorje dhe 1 Tb hapësirë të brendshme.

Modele të ndryshme me procesor ‘i5’ gjeni edhe në 75Mall. Laptopin MSI modern Ultra Thin mund ta blini për 736 euro. Ka ekran 15.6 inç, 8 Gb memorje dhe 512 Gb hapësirë të brendshme. Për çmim thuajse të njëjtë – 739 euro, mund të blini edhe laptopin Nb HP me 8 Gb memorje dhe 256 Gb hapësirë të brendshme. Ekranin e ka 15.6″.

Në 75Mall, laptopi më i shtrenjtë për paratë që kemi vendosur të shpenzojmë, 700-800 euro, është ai Dell Vostro 3500. Kushton 799.90 euro. Ekranin e ka standard, 15.6″ dhe kapacitetin 8Gb me 256 Gb.