Printer – ku e gjeni më së liri

03.01.2022

Shperndaje:

Sot nuk mund të mendohet një zyrë, sado e vogël që është, pa një printer për shtypje në fleta A4.

Klik –k’qyre n’Sakushton: Printeri

Kjo edhe për shkak të llojeve të shumta që kanë dalë, por edhe për shkak të çmimeve të ulëta, që i mundësojnë çdo biznesi, e edhe shumë shtëpive të kenë një printer.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e printerëve në tregun online.

Printeri më i lirë për shtyp në A4, mund të blihet në Aztech për 77 euro. Është i brendit HP. Shtyp bardh e zi dhe ka rezolucion 600×600. Është vetëm 3.8 kg i rëndë.

I njëjti model në dyqanin eGjeta kushton pak më shtrenjtë, 79 euro.

Në Neptun, printeri më i lirë është Xerox Laserjet Phaser 302BI. Shtyp bardh e zi, 20 fletë për minutë dhe ka rezolucion deri në 1200×1200.

Në treg ka edhe shumë lloje të printerëve, sidomos në Gjirafa50 dhe eGjeta.

Printeri më i shtrenjtë është në eGjeta. Është i brendit HP, modeli Lexmark dhe ka tri funksione. Pos printimit, bën edhe kopjimin dhe skanimin. Printon në të dy anët e fletës dhe vëllimi i faqeve gjatë një muaji është mes 1500 e 1700.