07.03.2022
Për sezonen e re të bujqësisë ju duhen mjete në mesin e tyre edhe pompa për ujitje.
Në tregun online janë disa lloje të pompave, zhytëse dhe standarde dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pompën më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Kushton 54.54 euro dhe është e brendit polak, Dedra. Në Gjirafa50 gjeni edhe pompë hidrofor. Është po ashtu brend polak – Omigena dhe kushton 61.48 euro.
Pemamall e shet pompën Nakayama 900 wat për 69 Euro.
Nga pompat zhytëse, më të lirën në këtë dyqan online e blini për 63.84 euro. Është e firmës Yato dhe ka motor 900 watt.
Pompa më e shtrenjtë në Gjirafa50 kushton 334.47 euro. Është e firmës së njohur Karcher dhe është pompë kopshti.
Pompa të fuqishme uji gjeni edhe në PemaMall. Pompa e ujit me benzinë, me motor 4.1 kw, kushton 210 euro.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU