04.01.2024
Kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme sesa tash për të kursyer energjinë elektrike. Bëni mirë për vete, pasi fatura e energjisë po vjen e lartë, sidomos gjatë dimrit, e bëni mirë edhe nëse e ndihmoni sistemin, duke mos e ngarkuar.
Një prej gjërave më të thjeshta për kursyer energjinë është ndërrimi i poçeve elektrike, duke i zëvendësuar me drita LED. Raporti në kursim të energjisë krahasuar me ato të thjeshtat, është minimumi 10 me 1.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.
Më së liri këto lloj poçesh i gjeni në dyqanin online 75Mall.
Për 1.20 euro gjeni disa lloje, me fyt standard dhe më të ngushtë.
Ajo me fyt standard, shpenzon 4.8 vat dhe është e brendit Lambario.
Në këtë market gjeni edhe poçin LED të brendit Iskra. Më i liri me fyt standard kushton 1.79 euro dhe shpenzon 6 vat.
Më i shtrenjti në këtë dyqan është një po i Iskras. Ka 10 vat dhe kushton 1.99 euro.
Poçe LED gjeni me bollëk edhe në Jysk. Janë efikas, por kanë edhe dizajn të bukur.
Më i liri ka çmim 2 euro. Është i brendit Herbert, me shkallë lumeni 470 dhe 2700 kelvin. Po ashtu i ka të garantuara nga prodhuesi 25.000 orë pune.
Poçi më i shtrenjtë në këtë dyqan, kushton 8.5 euro. Është po ashtu me dizajn dhe i brendit Tore. Ka shkallë lumeni 180, 4 vat shpenzim të energjisë dhe 15.000 orë pune të garantuara.
Për të parë më shumë, klikoni KËTU