12.03.2024
Nëse diçka ka me bollëk në tregun online, atëherë ata janë peshqirët.
Gjeni peshqirë për duar e për dush, e gjeni edhe të markave të njohura, si Nike për shembull.
Produktin e gjeni në disa dyqane, si Jysk, Aztech e InterSport dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Peshqirin më të lirë e gjeni në Jysk, atë të brendit Flisby. Janë të bardhë dhe për duar. Madhësia e tyre është 40×60 cm dhe copa kushton 1 euro.
Për 1.75 euro, në këtë dyqan gjeni peshqirë me dimensione pak më të vogla, 30×50 cm, por me ngjyra të ndryshme. Janë të brendit Uppsala.
Në Jysk ofrohen mbi 100 lloje të peshqirëve të duarve.
Ka edhe peshqirë dushi. Më i liri kushton 6.5 euro, që është i brendit Uppsala. Ka dimensione 65×130 cm dhe ofrohen disa ngjyra.
Më i shtrenjti peshqir dushi në Jysk, është ai i brendit Sorunda me dimensione 70×140 cm. Është i tëri pambuk dhe kushton 29.99 euro.
Peshqirë të shumtë gjeni edhe në Aztech. Më i liri është një për duar. Është i brendit Galzone, ka dimensione 50×70 cm dhe kushton 6.99 euro.
Më i shtrenjti peshqir në këtë dyqan, kushton 24.99 euro. Është i dushit dhe ka dimensione 70×140 cm. Ofrohen disa ngjyra.
E në InterSport mund të porosisni peshqirë të brendit Nike. Janë të kuq dhe me logo të bardhë. Ofrohen me çmime 25 dhe 45 euro, varësisht nga madhësia.
Për të parë më shumë, kliko KËTU