26.02.2021
Prishtinë, 26 shkurt – Hipermarketet kosovare kanë dalur me broshurat e veta ku i reklamojnë zbritjet nga e premtja përgjatë vikendit. ETC ofertave të veta ja ka shutuar edhe “5000 dhurata” të cilat nuk specifikohen se çka janë.
Në mesin e produkteve standarde në lirim është edhe orizi i cili për 800 gram shitet nga Euro 0.78 (St. Andrea); në ETC deri në 0.99 për Ducato di montova; në Viva Fresh Store, St Andrea kushton Euro 0.78; në Super Viva ndërsa; Interex konkuron me orizim Top Budget për Euro 0.79.
Qumështi UHT për litër i prodhimeve të ndryshme kushton: Siper Viva 0.65 (Drena); Viva Fresh Store 0.67 (Bitolsko); ETC 0.68 (Gala); dhe Interex 0.69 (Dukat 7 vitamina).
Sa i përket pastave hipermarketet kanë reklamuar paketime me sasi të ndryshme dhe sakushton ka llogaritur çmimin për peshe 500 gram. Në këtë mënyrë Superviva konkuron me brendin Divella me çmim Euro 0.55, Interex me po te njejtin brend konkuron me Euro 0.57, ETC me brendin e vet Pi&Ki me Euro 0.48, përderisa Viva Fresh Store me Euro 0.43 me brendin Ducato di Montova.
Te gjithë hipermarketet kanë suxhuk në lirim, suxhuku i Buqukut në Viva Fresh store shitet për Euro 3.19 për kilogram; ai tradita në ETC ka çmim prej 3.29; në Interex suxhuku Ensari shitet për 2.69, dhe në Super Viva suxhuku i prodhuesit Apetit shitet për 2.89.
Fileja e pulës e prodhuesve të ndryshëm shitët nga Euro 1.79 për kilogram në paketime 2 kilogramshe në Interex, deri në Euro 1.84 në Supër Viva dhe Euro 1.98 në ETC.
Tridhjet kokrra vezë në Supërviva janë liruar në 1.89 përderisa Viva Fresh Store i ka me çmim Euro 2,19. Interex është i vetmi hipermarket që ka djath Rugove në zbritje nga 11.99 në Eur 8.99. Në ETC Supa e Gjelit e prodhuesit Podravka kushton Euro 0.28 nëse e bleni paketimin 5 plus1.
Broshurat sipas alfabetit: ETC, Interex, Super Viva, Viva Fresh Store