09.03.2022
Është prej produkteve që e gjeni kudo, por çështja është si të gjeni një të lirë e mundësisht të një brendi të njohur.
Në tregun online ka më dhjetëra blendera të dorës dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Nëse doni një blender që ju kryen punë, të përgatisni një “smoothie” të shpejtë, atëherë ndani të paktën 20 euro dhe më i liri mbi këtë çmim mund të blihet në Gjirafa50. Është i brendit Esperanza dhe vjen me tri funksione: Blender dore, blender në enë dhe mikser. Kushton 22.67 euro.
Në 75Mall, blenderi më i lirë kushton 24.95 euro dhe është i firmës Gorenje. Në këtë dyqan gjeni edhe shumë loje të tjera të blenderëve.
Në PemaMall, blenderi më i lirë është 29.99 euro. Është i brendit Vivax.
Për këtë çmim, blender mund të blini edhe në Aztech. Është i brendit Tefal.
Në Neptun, blenderi më i lirë i dorës kushton 79 euro dhe është i brendit të njohur Borsch.
Në këtë dyqan mund të blihet edhe blenderi më i shtrenjtë i dorës. Është Tefal dhe kushton 139 euro.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU