Përfundojnë zbritjet festive, me përjashtime marketet ngrisin çmimet!

09.01.2021

Shperndaje:

Prishtinë 8 Janar – Çmimet në marketet Kosovare kryesisht kanë lëvizur lartë pas zbritjeve dhe ofertave të prodhuesve dhe shitësve që i kanë bërë për blerjet e Vitit të Ri, 2021, raporton platforma e monitorimit dhe krahasimit të çmimeve Sakushton.  

Rritja e çmimeve që mund të konsiderohet edhe kthim i çmimeve në vlerat standarde është vërejtur më së shumti në produkte ushqimi apo thënë ndryshe edhe produkte festimi: Birra Peja, mishi i thatë dhe Coca Cola. 

Birra Peja është shtrenjtuar në secilin market dhe sipas përqindjes rritjen më të madhe e ka pasë në Viva Fresh Store ku çmimi është rritur për gati 60 për qind nga 37 Euro cent në 59 Euro cent, sa është çmimi edhe në shumicën e marketeve. 

Rritje në çmim në të gjitha marketet ka pasë edhe mishi i thatë i paketuar Franca si dhe dy produktet kosovare qumështi dhe Jogurti Vita që ishin në aksion për ofertat e festave. Fat të njejtë ka pasur edhe Coca Cola e cila tashmë është në çmim të para ofertës në të gjitha marketet. Coca Cola rritjen dhe uljen më të madhe e ka pasur në ETC. Ngjashëm edhe lëngut Pfanner i është ngritur çmimi te të gjithë marketet. 

Nga 44 produkte të monitoruara nga Sakushtoin, përafërsisht një e katërta e tyre ka pasur rritje të çmimeve dhe vetëm 5 për qind e produkteve kanë pasur ulje. Përjashtim nga marketet bënë Maxi të cilët kanë më shumë zbritje se se ngritje të çmimeve në krahasim me çmimet e ofertave të fundvitit.

Për të parë sa kushton cili produkt në cilin market vizitoni faqen tonë kryesorë apo kërkoni produktin që dëshironi të krahasoni.