25.02.2024
Nëse keni një dush pa derë apo një vaskë, atëherë ju duhet edhe një perde për të mos e lagur pjesën tjetër të banjës derisa pastroheni.
Në tregun online ka shumë zgjidhje për perde dushi, por edhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me dushin dhe pastrimin.
Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Perden më të lirë për dush e gjeni në Jysk. Në fakt në këtë dyqan ka shumë zgjidhje dhe mund të vizitoni një nga pikat ose të bëni porosi online.
Pra më e lira perde kushton 4 euro. Është e brendit Solvarbo, me dimensione 150×200 cm. Perdet janë njëngjyrëshe dhe ofrohen disa ngjyra.
Perdja më e shtrenjtë, po ashtu mund të porositet në Jysk. Kushton 25 euro, është me dimensione 180×200 cm dhe ka ngjyrë bezhë. Është e brendit Gunnebo.
Natyrisht, për vendosje të perdes ju duhen edhe shtiza dhe unazat.
Shtiza më e lirë kushton 6 euro. Është e bardhë dhe prej plastikës. E gjeni në Jysk. E nëse dëshironi shtizë prej kromi, atëherë duhet të ndani 9 euro.
Ndërkohë, unazat më të lira i gjeni për 2.5 euro 12 copë. Në Jysk ofrohen edhe unaza të tjera më të shtrenjta.
Tjetër që ka të bëjë me dushin. Gjeni edhe shporta për vendosjen e shampove dhe të tjera. Më e lira, është një prej gome që ngjitet në pllaka. Kushton 2.5 euro.
E peshqiri për dush, më i liri kushton 3.50 euro. Është ngjyrë kafe dhe ka dimensione 65×130 cm. Edhe këto produkte i gjeni në Jysk.
Gjeni edhe shkumë dushi me arome vanilje. Në dyqanin Begmart, një shishe 250 ml të brendit italian L’Erbolario mund ta porosisni për 9 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU