Përbëres të picave – ku i gjeni më së liri (RECETA)

01.08.2022

Shperndaje:

Çka ju duhet për një picë për ta përgatitur në shtëpi? Përbërësit mund të ndryshojnë sipas shijes, por ato që janë bazike, gjithsesi i gjeni në tregun online duke kërkuar në platformën SaKushton.

Miell, krip, maja e bukës, salcë domatesh, proshutë, kërpudha, djathë kaçkavall dhe origano – të gjitha i gjeni në SaKushton.

Miellin më të lirë e gjeni në Maxi. Mund edhe ta porositni. Paketimi 5 kg, lloji Dellino, tip 400 kushton 3.95 euro.

Kripën më të lirë e gjeni në dyqanin online Dërgesë. Paketimi prej 0.9 kg i mund të porositet për 0.34 euro. Është paketim i Euronit.

Salcën më të lirë të domateve e gjeni në Gjirafa50. Vjen e paketuar në kanaçe 400 gr dhe është salcë me domate të coptuara. Kushton 0.89 euro dhe është e brendit Cirio.

Proshuta mund të jetë çfaredo, pulë, gjeldeti apo e gjedhit. Varet nga shija. Më të lirën e gjeni në Dërgesë. Bëhet fjalë për proshutë gjeldeti dhe paketimi 100 gr kushton 0.99 euro. Nëse doni proshutë të pulës, e gjeni në Maxi më së liri. Paketimi 130 gr kushton 1.65 euro. Proshuta e gjedhit është më e shtrenjta në këtë mes. Në Maxi, proshuta e brendit Ovako, paketim 90 gr, kushton 3.89 euro.

Kërpudhat më të lira i gjeni në dyqanin Dërgesë. Janë të prera dhe vijnë në kavanoz me peshë 280 gr neto. Kushton 1.06 euro.

Kaçkavall gjeni nga më të ndryshmët. Por duhet të zgjidhni një lloj që bën për pica, pra jo me shumë yndyrë. Preferohet maksimumi deri në 45 për qind yndyrë. Kaçkavallin më të lirë, nëse kërkoni sasi të vogël, e gjeni në Maxi. Ai i brendit turk Gazi, në paketim 400 gr, kushton 3.79 euro. Nëse doni t’i vini djathë mozarella, atëherë paketimi më i lirtë 200 gr gjendet në Begmart. Kushton 1.01 euro.

Origano po ashtu gjeni kudo. Më të liren në tregun online e gjeni në Maxi. Origano në paketim 50 gr kushton 0.59 euro.

Për të parë se si përgatitet brumi i një pice dhe vetë pica, kliko KËTU.