03.12.2021
Kur flitet për parfumet më të mira, atëherë padyshim se Chanel zë një vend të rëndësishëm në këtë mes.
Chanel ka disa lloje të parfumeve dhe është ndër më të shtrenjtat. Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.
Parfumi më i lirë Chanel, është ai në shishe 35 ml i linjës Allure. Kushton 97.75 euro dhe e gjeni në Gjirafa50.
Në këtë dyqan gjeni shumë lloje të Chanel. Për 161.93 euro mund të blini Chanel Allure Homme Edition Blanche në shishe 100 ml.
Në fakt, në këtë dyqan gjeni edhe parfumin më të shtrenjtë Chanel. Është i linjës Roja Parfum, në shishe 100 ml dhe kushton 750 euro. Aromën bazë e ka nga bergamoti.
Chanel gjeni edhe në dyqanin eGjeta. Më i liri është Gabriell Essence në shishe 50 ml dhe kushton 140 euro.
Për 155 euro, në këtë dyqan mund të porositni Bleu de Chanel në shishe 100 ml.
Parfumi më i shtrenjtë në këtë dyqan, është ai Chanel No.5 në shishe 100 ml. Kushton 210 euro.
Për të parë të gjitha parfumet, kliko KËTU