Pelenat Pampers – ku i gjeni më së liri

20.09.2021

Shperndaje:

Nëse thuani Pampers, atëherë shumëkush do të mendojë për çdo lloj pelene për fëmijë. Por vetëm një është Pampers, atë që e prodhon kompania amerikane P&G. Si pioniere e kësaj fushe, ka ndikuar që edhe pelenat tjera të njihen në bazë të këtij brendi.
Është brendi më i njohur në botë për pelena të fëmijëve dhe në tregun e Kosovës ka me bollëk zgjidhje.


Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e këtyre pelenave që ofrohen në tregun online.
Çmimi është thuajse standard, por varet nga madhësia dhe sasia e pelenave në paketim.


Paketimi më i lirë është në Gjirafa50, ai me 26 copë për foshnja të posalindura me peshë 2-5 kg. Kushton 6.95 euro. Në këtë dyqan online gjeni edhe paketim për 18.83 euro me 46 copë për fëmijët me peshë 9-14 kg. Për 20.95 euro bleni baketimin me 33 copë, kurse për 21.95 euro paketimin me 90 copë (6-10 kg). Ka edhe lloje të ndryshme paketimesh në këtë dyçan, ndërkohë që paketimi më i madh është ai me 240 copë për fëmijët me peshë 3-6 kg që kushton 49.95 euro.

Pelena Pampers në tregun onlinë gjeni edhe në Maxi. Paketimi më i lirë është ai me 51 copë (11-16 kg) që me zbritje kushton 9.99 euro nga çmimi i rregullt 12.99 euro.
Gjeni edhe paketim me 58 copë (9-14 kg) për 12.99 euro, pastaj me 53 copë (10-15 kg) për 13.99 euro dhe me 44 copë (13-18 kg) për 14.99 euro.

Për të parë të gjitha ofertat e Pampersit, kliko KËTU