Pajisje të ndryshme për qen – ku i gjeni më së liri

27.07.2022

Shperndaje:

Mbajtja e një qeni sot, nuk është veç sigurimi i një shtëpize druri, lidhja me zinxhir dhe pak ushqim, zakonisht prej atij që na tepron.

Sot kujdesi për kafshët po bëhet gjithnjë e më i madh dhe ato shpesh konsiderohen edhe si anëtare të familjes.

Në tregun online ka shumë pajisje që ju hyjnë në punë për kujdes më të madh për qentë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Enë

Nëse kërkoni një enë ku t’ia vëni ushqimin ose ujin, atë më së liri e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Është e plastikës, me ngjyrë të kaltër dhe fund të zi. Kushton 0.72 euro.

Lodër

Qentë kanë dëshirë edhe të zbaviten, dhe kur ne nuk kemi kohë të merremi me ta, këtë e bëjnë përmes lodrave. Lodra më e lirë për qen gjendet po ashtu në Gjirafa50. Është një shkop i gjatë 63 cm më top në majë dhe kushton 0.95 euro.

Në 75 Mall, lodra më e lirë për qen, një litar me ngjyra, kushton 1 euro.

Qese higjienike

Në shumë vende, shëtitja e qenve pa qese higjienike nuk mendohet. Ato duhet t’i keni me vete në mënyrë që të mbani ambientin e pastër. Më së liri i gjeni në 75 Mall. Kompleti me 4 paketime, kushton 1.50 euro.

Parzmore

Shumë prej qenve mbajnë parzmore të buta, qoftë për bukuri apo për t’ua lidhur litarin. Parzmoret më të lira i gjeni në 75 Mall. Copa, prej atyre të madhësisë S, kushton 1.50 euro dhe është e krijuar prej materiali. Ofrohen ngjyra të ndryshme. Ato më të mëdha, të madhësisë M, kushtojnë nga 2 euro copa.

Brushë

Qeni kërkon edhe të krihet. Pos për dukje, ka edhe nevojë të largohen qimet e vjetra. Brusha më e lirë mund të porositet në 75 Mall dhe kushton 2 euro. Ka dorezë dhe fije të shpeshta.

Rrip/litar

Dhe gjëja më elementare mbase, është një litar për shëtitje të qenit. Litari më i lirë është në Gjirafa50. Ka gjatësi 3 metra dhe tërhiqet e paloset lehtësisht në mekanizmin e vet. Shërben për qentë deri në 8 kg.


Për të parë më shumë, kliko KËTU