Pajisje për stërvitje në shtëpi – ku i gjeni më së liri

25.11.2022

Shperndaje:

Qendrat e fitnesit janë zgjidhje më e mirë për ata që kanë kohë dhe mundësi. Por stërvitje mund të bëhen edhe në shtëpi. Dhe me pak para investim në pajisje dhe me ndihmën e ndonjë aplikacioni, ju mund të stërviteni edhe në shtëpi.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e pajisjeve të domosdoshme që ju duhen për stërvitje në shtëpi.

Në tekstin e kaluar kemi shkruar për pajisjet që ju duhen nëse vendosni të shkoni në qendra fitnesi dhe atë mund ta lexoni KËTU.

Qilim fitnesi

Si pajisje e parë, ju duhet një shtrojë, që mund ta gjeni edhe duke kërkuar si ‘qilim fitnesi’. Është shtrojë gome me thumba dhe ka edhe njëlloj jastëku.

Është XXL, pra prej të mëdhave dhe e gjeni në Gjirafa50 për 37.17 euro.

Top fitnesi

Topi i madh i gomës është i domosdoshëm për shumë ushtrime që i kryeni në shtëpi. Në 75Mall e gjeni topin më të lirë – 3.40 euro, por është i vogël, vetëm 20 cm diametër.

Top të madh fitnesi, më së liri e gjeni në Intersport. Kushton 7 euro dhe është i brendit Enegetics. Ofrohen disa ngjyra.

E nëse kërkoni diçka më profesional, atëherë në Gjirafa50, e gjeni topin Tiguar 15 kg të rëndë. Kushton 75.15 euro.

Litar fitnesi

Pajisje shumë e rëndësishme është edhe litari. Në treg gjeni me bollëk dhe më së liri një të tillë e ofron 75Mall. Kushton 3.40 euro dhe ofrohen disa ngjyra.

Në Intersport, litari Nike kushton 14.40 euro.

Gomë elastike

Një gomë elastike me dy dorëza është po ashtu pajijse që iu duhet, sidomos për zgjerim të krahëve. Më së liri e gjeni në 75Mall – 3.90 euro.

Pesha të ndryshme

Nëse stërviteni në shtëpi nuk do të thotë se nuk mund të çoni pesha. Në treg ka disa lloj peshash, e për shtëpi e ushtrime të ndryshme iu mjaftojnë peshat e vogla.

Në Gjirafa50, i gjeni peshat që lidhen për duar e këmbë teksa ushtroni. Pakoja i ka dy copë nga 1 kg dhe komplet kushtojnë 6.60 euro.

Në 75Mall, gjeni pesha që vihen në shtangë apo edhe me dorëz. Për shtangë kushton 6.90 euro dhe ka peshë 1.25 kg, kurse ajo me dorëz kushton 6.95 euro dhe ka peshë 2 kg.

Stol fitnesi

Nëse e keni ndërmend të zgjeroheni pak më shumë, atëherë ju duhet edhe një stol për stërvitje të shumta apo siç njihet fitness bench. Më së liri e gjeni në InterSport – 80.50 euro. Është e brendit Energetics.

Për më shumë lexoni në këto linqe: 1 dhe 2