Pajisje skijimi – ku i gjeni më së liri

03.02.2023

Shperndaje:

Ky nuk është një prej dimrave të zakonshëm me shumë borë dhe ngrica. Por kjo nuk do thotë se nuk ka borë nëpër qendrat e skijimit dhe se nuk do të kënaqeni.

Nëse jeni adhurues i skijimit, atëherë në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të pajisjeve për ski.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre. Shkojmë nga lartë poshtë, pra nga helmeta te këpucët e skijave.

Helmeta

Helmetën më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Kushton 50 euro, është e bardhë me përmasa 58×62 cm dhe e brendit BatFox. Gjeni edhe shumë lloje të tjera, ndërkohë më e shtrenjta, mund të porositet po në Gjirafa50 dhe kushton 369.62 euro. Është e zezë dhe e brendit Giro Range.

Syzet

Syzet duhet të jenë domosdo të mira. Këtu mos kurseni, pasi bëhet fjalë për pamjen tuaj. Syzet më të lira i gjeni në Gjirafa50. Janë për fëmijë, të verdha dhe të brendit Giro. Kushtojnë 64.99 euro. Me të njëjtin çmim i gjeni edhe syzet e këtij brendi për të rritur. Ofrohet ngjyra e kuqe. Syzet më të shtrenjta të skijimit, mund të blihen në Gjirafa50 dhe kushtojnë 329.40 euro. Janë të brendit Giro.

Xhaketa

Sa u përket xhaketave të skijimit keni më shumë zgjidhje. Por kujdes, në dorën e majtë duhet të ketë një xhep me patent për të futur kartelën e ski-liftit. Xhaketa më e lirë është ajo për femra. Mund ta porosisni në Gjirafa50, është e kaltër e mbyllët dhe e brendit Brugi. Kushton 65.77 euro. Po në Gjirafa50 dhe po të brendit Brugi, e gjeni edhe xhaketën më të shtrenjtë në tregun online. Është kuq e zi dhe kushton 141.36 euro.

Dorëzat

Kujdes me dorëzat. Këtu nuk duhet të kurseni. Duhet t’i blini të mira dhe që u rezistojnë të ftohtit, pasi ndryshe, në një ditë të ftohtë mund “t’u ngrihen” gishtërinjtë. Dorëzat më të lira i gjeni në Albi Online. Kushtojnë 33 euro, por nuk janë prej atyre më të mirave. Për pak më shumë, në Gjirafa50, i gjeni dorëzat Hi-Tec. Janë të zeza dhe kushtojnë 42.62 euro.

Shkopinj

Për shkopinj ka pak zgjidhje në tregun online. Është e vetmja Gjirafa50 që ofron një lloj shkopinjsh për skijim. Janë prej karboni, ngjyrë hiri dhe të brendit Nils Extreme. Kushtojnë 40.90 euro.

Pantollonat

Pantollona gjeni në disa dyqane nëse kërkoni online. Më të lirat janë në InterSport. Janë pantallona për fëmijë, të zeza dhe brendit McKinley. Kushtojnë 35 euro. Në Gjirafa50, i gjeni pantallonat e zeza për të rritur të brendit Hi-Tec dhe kushtojnë 44.51 euro. Pantollonat më të shtrenjta i gjeni po në Gjirafa50. Janë ngjyrë portokalli, brendi Woox dhe kushtojnë 128.81 euro.

Këpucët

Këpucët po ashtu janë prej pajisjeve të skijimit që kushtojnë shumë. Më të lirat janë natyrisht ato për fëmijë dhe i gjeni në Gjirafa50. Janë ngjyrë verdhë e kaltër, numër 31 dhe të brendit të njohur Dalbello. Kushtojnë 83 euro. Për të rritur, numër 40, janë 135 euro, ngjyrë zi e bardhë, ndërkohë sa më i madh numri, rritet edhe çmimi. Më të shtrenjtat janë numër 42.5 të brendit Dalbelo, modeli Quantum. Janë zi e verdhë dhe kushtojnë 460 euro.

Skijat

Pa to nuk bën hiq dhe janë zakonisht më të shtrenjtat prej të gjitha pajisjeve, bashkë me këpucët. Skijat më të lira në tregun online i gjeni në Gjirafa50. Janë për fëmijë, me gjatësi 120 cm dhe kushtojnë 110 euro. Janë të brendit të njohur Volk. Për të rritur, po në Gjirafa50, gjeni skija me gjatësi 183 dhe 184 cm. Janë të brendit Scraper dhe kushtojnë 468 e 510 euro.

Natyrisht, për skijim u duhen edhe ca gjëra të imëta, si maska që vëni përfundi helmetës atëherë kur ka frymë, pastaj çorapët e gjata dhe një çantë, po patët dëshirë të mbani diçka me vete.