06.01.2023
Ka kohë që qeveritë nëpër gjithë botën, edhe ajo në Kosovë, bëjnë fushata për ndërrimin e pajisjeve shtëpiake nga ato “klasike” që shpenzojnë goxha rrymë në të reja dhe efiçiente.
Nëse zgjidhni të blini pajisje si inverter për ngrohje dhe klimatizim, frigorifer dhe lavatriçe, atëherë kujdesuni që ato të jenë të klasit A sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike dhe me sa më shumë plusa, deri në 3 është maksimumi.
Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e këtyre tri produkteve në tregun online dhe ua ofron disa mundësi blerjeje.
Ngrohja me rrymë në këtë kohë krize të energjisë nuk është zgjidhja më e mirë. Por nëse veç keni vendosur, atëherë zgjidhni një inverter efiçient, me A, A+ ose A++. Kushton pak më shumë, por në periudhë të caktuar i kompensoni ato para.
Inverteri më i lirë efiçient mund të blihet në PemaMall. Për ftohje është i klasit A++, kurse për ngrohje A. Është i brendit të njohur Samsung dhe kushton 460 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 578.55 euro. Kapaciteti është 12KW.
Edhe frigoriferi është një prej pajisjeve që shpenzon më së shumti rrymë, meqë edhe punon pa ndërprerje.
Frigoriferi më i lirë i klasit A+ mund të blihet në Aztech. Është i brendit Sharp, montues dhe kushton 419 euro. Kapaciteti i tij është 243 L.
Nëse kërkoni frigorifer jomontues, atëherë po në Aztech e gjeni atë të brendit Whirpool. Është i klasit A+, me kapacitet 339 L dhe kushton 479 euro.
Lavatriçet po ashtu shpenzojnë shumë energji. Dhe ato lëshohen gati çdo ditë në secilën familje. Andaj përcaktimi për një efiçiente është zgjidhja më e mirë.
Lavatriçja më e lirë e klasit A+ sa i përket shpenzimit të energjisë, mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit kroat Vivax, e që prodhohet në Kinë dhe kushton 219 euro. Ka kapacitet të kazanit 5 kg dhe 1.000 rrotullime për minut.