Losion pas rrojës – ku e gjeni më së liri

27.06.2023

Shperndaje:

Rritja e mjekrës mund të jetë në trend, por sigurisht numri i meshkujve që e rruajnë atë është shumë më i madh. Dhe pas rrojës, ju duhet një losion për ta dezinfektuar, por edhe për ta zbutur lëkurën.

Në treg ka lloje të ndryshme të losioneve dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira.

Natyrisht ka edhe shumë të lira, që vijnë në formë të alkoolit të zbërthyer dhe me aromë, por meqë një losion iu bën disa muaj, ndoshta edhe një vit, atëherë nuk është vendi për të kursyer.

Losionin më të lirë e gjeni në PemaMall. Është balsam i brendit Pierre Cardin dhe kushton 6 euro. Ofrohen disa lloje të këtij brendi, varësisht prej aromës dhe përbërësve.

Në këtë dyqan, për 6.75 euro mund ta porosisni losionin Gillette, 100 ml, kurse për 7.25 euro losionin L’Oreal, po ashtu 100 ml.

Gjeni edhe brende të tjera në këtë dyqan online.

Në Gjirafa50, losionin më të lirë e gjeni për 11.13 euro. Është i brendit Bull Dog, 100 ml.

Për 12.99 euro, në këtë dyqan mund të porosisni losionin Inoop, 65 ml.

Dhe, losionin më të shtrenjtë në treg e gjeni në PemaMall. Është i brendit francez ClarinsParis dhe kushton 79.90 euro dhe është “vetëm” 50 ml.

Për të parë më shumë,  kliko KËTU