27.12.2023
Nëse keni vendosur të bëni ndonjë dhuratë për fundvit, e që do të mbahet mend, mund të jetë një orë e mençur.
Nëse nuk zgjidhni një prej dy brendeve të njohura Samsung e Iphone, atëherë gjeni orë smart edhe për më pak se 30 euro.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.
Orën më të lirë smart e gjeni në 75Mall. Është e brendit Haylou dhe kushton 29.90 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 69.90 euro. Është operativ në të dy sistemet, Android 6.0 e lartë dhe iOS 11 e më lartë. Ofrohen disa specifika, si Bluetooth 5.0. Ka formë të rrumbullakët.
Lexo edhe ofertat për rripa të orëve të mençura
Të këtij brendi, në 75Mall gjeni edhe orën në formë kënddrejtë. Nga 59.90 euro, mund ta porosisni për 49.90 euro.
Orë të mençura, të brendit Samsung gjeni në Aztech. Ora më e lirë me zbritje kushton 179 euro. Çmimi i rregullt është 299 euro dhe bëhet fjalë për modelin 4, 40 mm. Ka ram memorie 1.5 GB, memorie 16 GB, GPS, vibrim, mundësi lidhjeje me bluetotth dhe ofron mundësinë e touchscreenit.
Ora më e shtrenjtë në Aztech është Samsung Galaxy 6. Nga 449 euro ofrohet me zbritje për 389 euro. Ka 2 GB ram memorie, 16 GB memorie e shumë opsione të tjera.
Ndërkohë në Neptun, gjeni zgjidhje pa fund të orëve të mençura Iphone. Më e lira kushton 529 euro, por me kartelë të anëtarësisë mund ta porosisni për 499 euro. Bëhet fjalë për modelin Watch S9, 45 mm. Ndër të tjera është rezistuese ndaj ujit deri në 50 metra thellësi dhe ka 64 GB memorie të brendshme.
Ora më e shtrenjtë në Neptun dhe në përgjithësi në këtë kërkim online, është 999 euro. Nuk ofrohet mundësia e blerjes me kartelë anëtarësie. Është rezistuese ndaj ujit deri në 100 metra thellësi dhe ka po ashtu 64 GB ram memorie të brendshme, si dhe plot opsione të tjera.