14.09.2023
Sot çdo kush ka një telefon, ku mund të kurdisë alarmin për ta zgjuar apo për t’ia kujtuar një kohë të caktuar. Por, edhe ora e tavolinës e ka të vetën. Alarmi i saj “të çmend”.
Në treg gjeni disa lloj orësh që vihen mbi tavolinë dhe kanë mundësinë e alarmit. Disa punojnë me bateri dhe janë me akrepa, e disa janë digjitale, me bateri dhe me kabllo.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Orën më të lirë e gjeni në Jysk. Është e “kohës së vjetër”, e rrumbullakët dhe me dy “veshët” lartë që mundësojnë të krijojnë zhurmën e alarmit. Punon me bateri dhe copa kushton 3 euro. Ofrohen disa ngjyra dhe janë të brendit Riso.
Në këtë dyqan gjeni edhe orë të tavolinës digjitale. Punon me bateri, por jo me atë zhurmën e “tik-takeve” të akrepave. Është e brendit Sven, kënddrejtë dhe kushton 10 euro.
Orë të tavolinës gjeni edhe në marketin online 75Mall. Ora më e lirë është një e rrumbullakët me akrepa. Është e brendit Marvel dhe kushton 8 euro.
Orën më të shtrenjtë në këtë dyqan e gjeni një digjitale. Ka ekran LED, është me mbushës dhe ka edhe disa funksione të tjera. Është e brendit Promate dhe me zbritje nga 64.90 euro, mund ta porosisni për 29.90 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU