Ombrellë – ku e gjeni më së liri

22.10.2021

Shperndaje:

Në këtë kohë vjeshte me shi, asgjë më shumë se një ombrellë nuk mund t’ju shpëtojë të mos lageni.
Në tregun online ka shumë lloje të ombrellave dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.

Në treg, ka ombrella edhe me 1 e 2 euro, por nëse dëshironi një ombrellë t’ua shtyjë gjithë sezonin, atëherë duhet të ndani pak më shumë para.

Ombrellën më të lirë në tregun onlinë e gjeni në Gjirafa50. Kushton 11.33 euro dhe është e brendit Doppler. Është me ngjyra të çelëta dhe lule.
Ombrellën për fëmijë të tejdukshme me vizatime, në Gjirafa50 e gjeni për 16.54 euro.
Në këtë dyqan online gjeni edhe ombrella me çmime të ndryshme, deri në 79.50 euro.
Me këtë çmim mund të blini ombrellën Fox 60′. Është ngjyrë e kaftë.

Për të parë të gjitha ofertat për ombrella, kliko KËTU