Ofertat e hipermarketeve për periudhën 23-29 prill

22.04.2021

Shperndaje:

Fletushkat e hipermarketeve janë publikuar dhe platforma SaKushton i ka krahasuar dhe analizuar çmimet e tyre.
Ofertat e VivaFresh, ETC e Interex janë për periudhën 23 prill – 29 prill, kurse të SuperVivas deri më 26 prill.

Qumështi – bylmeti më i lirë

Në VivaFresh qumështi më i lirë mund të blihet për 0.65 Euro për litër, ai i firmës vendore Drena; në ETC 1L qumësht Efi kushton 0.65 Euro; në Interex 1L qumësht Gala kushton 0.65 Euro; dhe në SuperViva 1L qumsht Bitolsko kushton 0.69 Euro.
Nga bylmeti, VivaFresh ka nxjerr djathin President në aksion, ku 770 gr mund të blihen për 3.65 Euro, e që 1 kg i bie 4.8 Euro; ETC ka në ofertë djathin krem Favia prej 270 gr me çmim 0.89 Euro; Interex ka djathin Akadia në aksion me çmim 1.39 Euro 400 gr; e SuperViva nuk ka djath në ofertë, por ofron gjizën 800 gr me çmim 1.15 Euro.

Në ofertë vetëm vaj ulliri

Vaji javëve të fundit ka pësuar rritje të çmimit dhe hipermarketet nuk kanë nxjerr asnjë lloj në ofertë, pos atyre të ullirit. VivaFresh ofron 1L vaj ulliri Olitalia për 2.65 Euro, por është “pomace”, që i bie se nxjerret nga mbetjet e ullirit, pasi të nxjerret ai i dorës së parë dhe dytë, ExtraVirginOil dhe VirginOil. ETC nuk ka asnjë lloj vaji në ofertë; Interexi ofron vaj misri 1L Basso për 1.95 Euro; dhe SuperViva ofron vaj ulliri Costadora 1L për 4.99 Euro.

Mishi dhe produktet prej tij

Nga mishrat, VIVA Fresh ofron mish qafe me kockë ose brinjë për 3.79 Euro kg; pastaj suxhuk shtëpiak Buquku për 3.19 Euro dhe kofshë pule Apetit, 1.59 Euro kg. ETC ofron mish për gullash 4.99 Euro kg; mish për shniclle 6.99 kg; qebapa 3.49 kg dhe suxhuk Prizreni 1.99 Euro kg. Interex nga mishi ka vetëm ato të përpunuara, si sallam pule ose viçi 280 gr për 0.39 Euro; përshutë pule të tymosur 300 gr për 1.09 Euro dhe kaçik pule Apetit 1.59 Euro për kg. SuperViva ofron qebapa, 0.5 kg për 1.75 Euro, që i bie se 1 kg kushton 3.5 Euro, pastaj suxhuk Buquku 3.19 Euro për kg, mish të bardhë Sadia 1 kg – 2,49 Euro.

Kafe, fasule, oriz e supa

100 gr kafe turke Princ në VivaFresh mund t’i bleni për 0.89 Euro; 700 gr fasule Italiano për 1.79 Euro; derisa supë Perfetto dy copë për 0.35 Euro. Në ETC në ofertë janë orizi 1 kg Scotti për 1.25 Euro dhe supat e Podravkas për 0.49 Euro. Në Interex 200 gr kafe turke Princ kushtojnë 1.75 Euro; 800 gr oriz Topbudget kushtojnë 0.79 Euro; pire nga patatet 300 gr 0,89 Euro. Në SuperViva, Nescafe 3në1 24 copë mund t’i bleni për 2.89 Euro, supë gjeli Perfetto për 0.29 Euro.

Detergjente dhe të tjera për banjo

Për higjienën e banjos dhë të tjera oferta është shumë më e gjerë. Në VivaFresh mund të bleni detergjent për rroba FreshClean 2 kg për 1.79 Euro; letër toaleti Bora 10 copë për 1.49 Euro. Në ETC, në ofertë është detergjenti Persil 3 kg për 3.99 Euro, detergjenti për enë Ors, 900 ml për 0.75 Euro; letër toaleti Petal 10 copë për 1.69 Euro. Në Interex e gjeni detergjentin më të lirë në ofertë: 6 kg Topbudget mund t’i bleni për 3.69 Euro; pastaj 7.1 kg detergjent të firmës Prakti për 5.99 Euro. Edhe letra e toaletit më e lira në ofertë është ajo e firmës Topbudget. Për 0.99 Euro mund të bleni kompletin me 12 copë. Në SuperViva, në ofertë është detergjenti Bioaaktiv, 3 kg për 2.39 Euro; dhe zbutësi Lenor 1.05 L për 1.89 Euro.

Fletushkat: VivaFresh Store ETC Interex SuperViva