12.08.2021
Hipermarktetet kanë nxjerr fletushkat me zbritje të shumta dhe platfroma Sakushton i ka analizuar e krahasuar çmimet. Ofertat në Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva vlejnë nga 13 deri më 19 gusht.
Miell në lirim
Mes produkteve bazike, këtë javë mielli mund të blehet me lirim të madh. Në Viva Fresh Store, gjeni miell tip-400 të brendit Farina në paketim 5 kg për 1.59 euro. Është me zbritje për 30%.
Në Interex, nga mielli në ofertë është ai Finessa tip-400, që 5 kg kushton 2.65 euro. Superviva ofron miell në lirim në paketim 25 kg. Mielli Pozherani tip-400 kushton 7.49 euro. Në ETC nuk ka miell në ofertë, të paktën jo në fletushkë.
Sipas kësaj, mielli më i lirë nëse e bleni në paketim 5 kg është në Viva Fresh Store, ndërsa nëse kërkoni për paketim në 25 kg është në Superviva.
Koha për turshi po vjen ngadal
Vjeshta është ende larg, por Viva Fresh Store ka kthyer në vëmendje turshitë. Ky hipermarket i ka dhënë rëndësi të madhe gjithçka ka të bëjë me turshi.
Kavanozin e qelqit prej 720 ml e ofron për 0.20 euro, atë 2.5 L për 0.99 euro, kurse atë 4.25L për 1.49 euro. Ofron edhe set kapakësh. 20 kapakë për kavanoz qelqi kushtojnë 1.49 euro. Në ofertë ka edhe gjera të tjera të nevojshme për turshi, si hapëse për speca, hudhra, majdanoz e speca. Hipermarketet tjera nuk janë nxituar me ofertat për turshi.
Suxhuk shtëpiak 1.99 kg
Hipermarketet ofrojnë nga disa llojë të suxhukut. Kështu në Viva Fresh Store, në ofertë është suxhuku shtëpiak Extra Premium, prodhim i vetë Viva-s, e që 1 kg kushton 3.89 euro.
Në ETC ofrohet suxhuku Prizreni me zbritje. 1 kg kushton 1.99 euro, ndërkohë në Superviva gjeni me zbritje suxhukun Apetit për 3.19 euro kilogramin.
Në Interex nuk ka suxhuk me zbritje, të paktën jo sipas fletushkës. Sipas kësaj, suxhuku më i lirë për këtë javë mund të blehet në ETC.
Ullinj të gjelbër – 0.99 euro gjysmë kg
Këtë javë, me lirim të mund të bleni edhe ullinj të gjelbër. Në ETC gjeni ullinj në paketim gjysmë kg që kushtojnë 0.99 euro, e që një 1 kg i bie 1.98 euro. Ndërkohë në Viva Fresh Store, paketimin prej 450 gr të ullinjve të gjelbër e gjeni për 1.19 euro. Kilogrami i bie 2.64 euro.
Interex e Superviva këtë javë nuk kanë nxjerr ullinj në fletushkat e tyre. Pra ullinjtë më të lirë mund të blehen në ETC.
Qumësht dhe djathë
Viva Fresh Store për këtë javë ka nxjerr qumështin Bitolsko në ofertë. 1L kushton 0.69 euro. Ofron edhe djathin Koral “Double Cream” në paketim 1.8 kg për 3.19 euro, e që kilogrami i bie 1.77 euro.
Në ETC nuk ka qumësht në ofertë, por ofrohet djathi Bianco në paketim 1.5 kg e që kushton 3.19 euro. Kilogrami i bie 2.12 euro.
Interexi ofron qumështin Gala Milk për 0.59 euro, e mes shumë djathrave është edhe ai Bianco në paketim 700 gr për 1.09 euro. Kilogrami i bie 1.55 euro.
Në Superviva ofrohet qumështi Dukat për 0.69 euro, kurse në ofertë është edhe djathi Magic Ice në në paketim 800 gr për 3.45 euro, e që kilogrami i bie 4.31 euro.
Qumështi dhe djathi më i lirë, për këtë javë mund të blehet në në Interex, bazuar në atë që është ofruar nëpër fletushka.
Orizi
Nga produktet bazike, këtë javë me lirim mund të blehet edhe orizi.
Në Viva Fresh Store gjeni orizin originario Ducato di Montova në paketim 800 gr për 0.69 euro. Në Interex, në lirim është orizi Top Budget 800 gr për 0.79 euro, kurse në Superviva është ai brendit Scotti në paketim 500 gr për 0.69 euro.
Në ETC nuk ka oriz në fletushkë. Orizi më i lirë për këtë javë është në Viva Fresh Store.
Freskohu me birra
Në këtë vapë që po mbretëron, birra është prej pijeve të preferuara. Kësisoj, ETC ofron birrën e njohur Beck’s për 0.49 euro në shishe 250 ml. Në Interex gjeni disa lloje të birrave, por më e lira është ajo Prishtina 0.5 L në kanaçe – 0.49 euro. Në Superviva, në ofertë është birra Peja në kanaçe 0.5 L për 0.55 euro.
Shfletoni komplet fletushkat e hipermarketeve:
Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva