24.06.2021
Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat ku ofrojnë dhjetra e dhjetra produkte me zbritje.
Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva ofrojnë zbritje për periudhën 25 qershor – 1 korrik dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet.
Mish i bluar 2.38 euro kilogrami
Këtë javë mishi i bluar i viçit ofrohet me zbritje gati në të gjitha hipermarketet. Mishi i bluar më i liri mund të gjendet në Interex, ku paketimi prej 0.5 kg i brendit Apetit kushton 1.19 euro, që i bie se një kg kushton 2.38.
Në Viva Fresh Store mund të bleni mish të bluar për 3.29 euro kg.
Nga mishrat, në Viva Fresh Store mund të bleni edhe qofte e qebapa për 3.39 euro, derisa suxhuk shtëpiak Extra Premium mund të bleni për 3.49 euro apo me 50 për qind zbritje.
Në ETC, mund të bleni mish tul për 5.49 euro, qebapa për 3.79 euro dhe suxhuk Tradita për 3.29 euro kg.
Në Interex gjeni suxhuk Leoni për 2.29 euro kg, derisa në Superviva gjeni suxhuk shtëpiak, pa emër të brendit, për 2.65 euro.
Pra suxhuku më i lirë, pavarësisht cilësisë e brendit mund të blehet në Interex.
Produktet bazë: Vaj, miell, oriz e sheqer
Në Viva Fresh Store këtë javë mund të bleni vajin Biser 905 ml për 1.35 euro; në ETC e gjeni vajin Premium 1L për 1.39 euro; në Interex vajin Iskon 1L për 1.39 euro; dhe në Superviva vajin Premium 1L për 1.39 euro.
Vaji më i lirë është në ETC, Interex e Superviva, pasi ofrohet në shishe 1L.
Në Viva Fresh Store në ofertë është mielli Finnesa tip-400 në paketim 5kg për 2.69 euro; në ETC mielli integral Finnesa 5kg për 2.25 euro; në Interex ofrohet mielli Top Budget tip-400 në paketim 25 kg për 7.69 euro. Në Superviva nuk ka miell në aksion.
Mielli më i lirë, nëse e bleni në paketim të madh mund të blehet në Interex, derisa nëse kërkoni miell në paktim 5 kg, atëherë më të lirin mund ta bleni në ETC.
Në Viva Fresh Store në aksion është edhe orizi Ducato di Montova, ku 800 gr kushtojnë 0.99 euro; në Interex orizi Riso di Italia ku 700 gr kushtojnë 0.59 euro. Në Interex në aksion është edhe sheqeri Kristal, ku një paketim 5 kg kushton 2,85 euro. Në Superviva orizi më i lirë është Pi&Ki, ku 800 gr kushtojnë 0.75 euro. Orizi më i lirë, llogaritur për kg mund të gjendet në Viva Fresh Store.
Qumësht 0.65 euro
Këtë javë, në Viva Fresh Store mund të bleni qumësht Meggle për 0.65 euro, pastaj jogurt Vita 1L për 0.69 euro dhe djath Rugove për 4.19 euro kg.
Në ETC, nuk ka qumësht e jogurt në fletushkë, por gjeni djath krem Magic Ice 800 gr për 3.29 euro.
Në Interex, qumështi Bitolsko është në aksion, ku një litër kushton 0.69 euro, kurse jogurti Drena 1L mund të blehet për 0.65 euro. Mund të bleni edhe djath krem President 400 gr për 1.45 euro.
Në Superviva qumështi Bimilk është në aksion, ku një litër kushton 0.69 euro, kurse jogurti Bylmeti mund të blehet për 0.55 euro. Në ofertë është edhe djathi Drelaj\Rugove 800 gr për 3.79 euro.
Kësisoj, qumështi më i lirë mund të blehet në Viva Fresh Store, kurse jogurti në Superviva.
Çokollatë Milka 0.59 euro
Në ETC, këtë javë mund të bleni çokollatë Milka 80 gr klasik për 0.59 euro. Në Viva Fresh Store mund të bleni çokollata Milka me rrush e lajthi 100 gr për 0.69 euro. Në Superviva nuk ka çokollata në aksion, kurse në Interex ofrohen ato të brendit Ewedel 100 për 0.49 euro.
Nëse kërkoni Milka, atëherë më të lirat janë në Viva Fresh Store, pasi ofrohen në 100 gr, kurse nëse doni thjeshtë çokollatë, atëherë më të lirën të ofruar në fletushkë, mund ta gjeni në Interex.
Krem për mbrotje nga dielli
Tash që sezoni i verës është hapur më të madhe, hipermarketet ofrojnë shumë produkte është për det.
Në Viva Fresh Store mund të bleni sprej për mbrojtje nga dielli Cien LSF 30+ në paketim 200 ml për 3.79 euro, ndërkohë që gratis do t’ju vijë edhe një krem 100 ml LSF 50+.