19.08.2021
Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja dhe në to mund të gjeni me qindra produkte me zbritje. Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva ofrojnë zbritje për periudhën 20 – 26 gusht dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet.
Lloje të ndryshme të djathrave në zbritje
Këtë javë, me zbritje të madhe mund të gjeni produkte të shumta nga qumështi.
Për shembull, në ETC ofrohet djathi kaçkavall i tymosur për më pak se 5 euro kg. Paketimi 600 gramësh kushton 2.99 euro, e që 1 kg i bie 4.98 euro.
Në këtë hipermarket gjeni edhe djathin e bardhë Magic Ice në paketim 1.8 kg për 4.19 euro, e që kg i bie 2.32 euro. Qumështi në zbritje është ai i brendit Gala Latte për 0.69 euro litri.
Në Viva Fresh Store gjeni me lirim djathin të llojit zdenkë të firmës Hajdu për 0.49 euro paketimin 120-gramësh. Në këtë hipermarket, nga bylmeti gjeni me lirim edhe djathin e bardhë Magic Ice. Paketimi 800 gr kushton 3.45 euro, e që kg i bie 4.31 euro. Ndërkohë me zbritje ofrohet qumështi “Moja Kravica”, 0.69 euro litri.
Në Interex mund të bleni djathë të bardhë krishkë, refuz, për 1.69 euro kg, derisa qumështi në lirim është ai i brendit Dukat, 0.65 euro litri. Djathi zdenkë në paketim 280 gr, kushton 1.59 euro.
Në Superviva, gjeni djathin President, ku paketimi 330 gr kushton 1.89 euro. Kilogrami i bie 5.72 euro. Qumështi në zbritje është ai i brendit Sole – 0.65 euro litri.
Qumështi më i lirë për këtë javë gjendet në Interex e Superviva.
Proshutë në lirim
Një kg proshutë zakonisht ka çmim shumë më të lartë se një kg mish tul i freskët. Por këtë javë, në dy hipermarkete e gjeni me 6.49 euro kilogramin. Proshutë vakum në lirim mund të bleni në Viva Fresh Store dhe ETC. Në të dy hipermarketet ofrohet proshuta e brendit Apetit.
Suxhuk shtëpiak nën 2 euro
Interexi ka nxjerr suxhuk, që e quan shtëpiak, me 1.99 euro kg. Është i firmës Bell. ETC ofron suxhukun që e prodhon kjo kompani, po ashtu shtëpiak, me çmim 4.49 euro për kg.
Ndërkohë, VIVA Fresh Store dhe Superviva ofrojnë suxhuk edhe më të lirë, 1.49 euro për kg, por është industrial.
Nga mishi i përpunuar, me zbritje mund të bleni edhe riskë gjedhi 150 gr për 0.55 euro. E gjeni në Viva Fresh Store. ETC ofron pashtetën e Podravkas, disa lloje, për 0.65 euro kanaçen standarde 95 gr.
Pashtetë me zbritje ofron edhe Superviva, atë Perfetta për 0.59 euro.
Kësisoj, suxhuku shtëpiak më i liri është në Interex, derisa pashteta 95-gramëshe në Superviva.
Zbritje e lehtë e çmimit të vajit
Vaji vazhdon të shitet ne çmim të lartë krahasuar me periudhën para pandemisë. Disa hipermarkete nuk kanë nxjerr vaj në fletushkë e disa e ofrojnë me çmim pak më të ulët sesa java e kaluar.
Në Viva Fresh Store gjeni vajin Biser në shishe 905 ml për 1.25 euro. Litri i bie 1.38 euro. Në Interex është vaji më i lirë. Litri i vajit Premium kushton 1.29 euro.
ETC e Superviva nuk kanë nxjerr vaj me zbritje këtë javë, të paktën jo në fletushkë.
Ujë i ambalazhuar
Për shumë qytete e fshatra, uji i ambalazhuar mbetet zgjidhje e domosdoshme. Viva Fresh Store ofron ujë Vivaaqua për 1.29 euro kompletin me 6 shishe 1.5 L. Shishja i bie 0.21 euro.
Në Interex gjeni ujë Aqua në bidon 10 L për 0.65 euro, derisa në Superviva ujin Ana për 1.14 euro kompletin me 6 shishe 1.5 L. Shishja i bie 0.19 euro.
Uji më i lirë në shishe 1.5 L për këtë javë është në Superviva.
Detergjent për rroba, 0.75 euro kg
Viva Fresh Store ofron me zbritje detergjentin e rrobave Merix. Paketimi 8 kg kushton 5.99 euro, e që kg i bie më pak se 75 cent.
Në ETC, i njëjti detergjent, por në paketim 10 kg, kushton 7.99 euro, e që kilogrami i bie gati 80 cent.
Në Interex e gjeni me zbritje detergjentin Persil në paketim 3 kg për 3.89 euro. Kilogrami i bie 1.29 euro.
Në Superviva, detergjenti më i lirë është ai ABC, ku një paketim 2 kg kushton 1.49 euro, apo gati 75 cent kilogrami.
Detergjenti më i lirë për këtë javë mund të blehet në Viva Fresh Store dhe Superviva.
Shfletoni fletushkat komplet:
Viva Fresh Store, ETC, Interex, Superviva