01.07.2021
Hipermarketet kanë nxjerrë fletushkat e reja me shumë produkte në zbritje. Ofertat në Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva janë nga 1 deri më 8 korrik dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Pulë e ngrirë 1kg – 1.85 euro
Hipermarketet këtë javë fokusin e zbritjeve e kanë te mishrat.
Kësisoj, pulë 1-kilogramëshe mund të bleni për 1.85 euro. Në Viva Fresh Store mund të bleni pulën Konsoni për 1.89 euro, sikurse edhe në Interex. Në ETC mund të gjeni pulën 1 kg të brendit Poulet për 1.85 euro. Në Superviva nuk ka pulë në aksion, por mund të gjeni kaçika dramstik të brendit Apetit për 1.59 euro kg.
Pula 1-kilogramëshe e ngrirë më e lira mund të gjendet në ETC.
Nga mishrat, në Viva Fresh Store mund të bleni mish viçi të freskët për 4.99 euro kg, pastaj pershutë Apetit 6.45 euro kg dhe suxhuk Apetit 2.89 euro kg. Në ETC, në aksion është suxhuku Prizreni, 1.99 euro kg, mishi për gullash 4.99 euro për kg dhe pershuta Efi, 7.49 euro për kg. Në Interex nuk ka mish të freskët në aksion, por mund të gjeni suxhuk Orex, 2.69 euro kg; pershutë Apetit 6.49 euro kg. Në Superviva në aksion mbetet mishi i bluar Apetit 1.19 euro për gjysmë kg, e që 1 kg i bie 2.38 euro. Në aksion është edhe suxhuku Buquku 3.19 euro kg.
Pra suxhuku më i lirë mund të blehet në ETC, kurse pershuta në Viva Fresh Store.
Krem djathi – 0.49 euro paketimi
Në Viva Fresh Store, në aksion është krem djathi i brendit Hajdu. Paketimi 120 gr kushton 0.49 euro. Nga djathi në aksion është ai i bardhë, Kabashi, ku paketimi 2 kg kushton 5.95 euro apo më pak se 3 euro për kg. Në ETC, krem djathi Lactima 140 gr kushton 0.59 euro, kurse djathi i bardhë Feta 1.8 kg kushton 3.69 euro. Në Interex, krem djathi Hajdu 120 gr kushton 0.49 euro, kurse djathi i bardhë krem Mediterana Gjorgievi kushton 1.49 euro kg. Në Superviva nuk ka djathë të bardhë e krem djath në aksion.
Kësisoj, krem djathi më i lirë mund të blehet në Viva Fresh Store e Interex, kurse djathi varet nga lloji.
Nga bylmeti, në Viva Fresh Store në aksion është qumështi Natura, 0.63 L; në ETC qumështi Efi 0.59 euro L; në Interex qumështi Vita – 0.69 euro; kurse në Superviva qumështi Bimilk, 0.69 euro L.
Qumështi më i lirë mund të gjendet në ETC.
Vaj, miell, oriz e sheqer
Në Viva Fresh Store, këtë javë në aksion është vaji Florrera, ku shishja 905 ml kushton 1.25 euro. Nga produktet bazë, në këtë hipermarket gjeni edhe miell Dellino tip-400 në paketim 5 kg me çmim 1.79 euro, pastaj oriz Mondina 700 gr për 0.75 euro dhe sheqer Kristal 5 kg për 2.89 euro.
Në ETC, në aksion është vaji Iskon 1L – 1.37 euro, miell, oriz e sheqer nuk ka në ofertë. Në Interex e gjeni vajin Sofra 850 ml për 1.29 euro, miellin Barileva tip-400 në paketim 5 kg 1.79 euro, sheqerin Liridoni 5 kg – 2.89 euro dhe orizin Top Budget 800 gr – 0.79 euro. Në Superviva, në aksion është vaji Dijamant 1L për 1.39 euro, oriz Koqani 800 gr për 0.85 euro; sheqeri Beta 5 kg për 2.95 euro.
Birrat nën 0.50 euro
Hipermarketet, pa dallim vazhdojnë të ofrojnë birra në aksion në këto ditë të nxehta. Në Viva Fresh Store, në aksion është birra Peja 0.33L – 0.47 euro; në ETC, në aksion janë birrat Peja kanaçe 0.33L për 0.45 euro, pastaj Tuborg 0.33L – 0.75 euro dhe Heineken 0.25L – 0.77 euro. Në Interex, gjeni në aksion birrat e Niksicko 0.33L për 0.49 euro dhe të Pejës 0.5L në kanaçe – 0.55 euro. Në Superviva, në aksion janë birrat Peja 0.33L në kanaçe – 0.45 euro dhe Lasko 0.25L – 0.55 euro.
Krahasimi i birrave është vështirë të bëhet në këtë rast për shkak të llojeve të ndryshme dhe ambalazhimit, por në të katër hipermarketet mund të gjeni birra nën 0.5 euro për copë.
Pishinë gome për fëmijë – 5.99 euro
Mes shumë produkteve që kanë lidhje me stinën e verës, hipermarketet ofrojnë dhe pishina të gomës për fëmijë. Kështu, në ETC mund të bleni pishinë me diametër 152 cm dhe me thellësi prej 25 cm për 5.99 euro; kurse në Interex, pishinë me diametër 122 cm e thellësi 25 cm për 6.49 euro. Me këtë çmim ju merrni edhe një balon gome për ujë dhe një gomë për fëmijët për të mos u zhytur në ujë.