11.06.2021
Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja për javën në vijim. Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva ofrojnë qindra produkte me zbritje për periudhën 11 – 17 qershor.
Platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e hipermarketeve për këtë javë.
Birra nën 0.40 euro
Meqë të premten nis Evropiani i futbollit, hipermarketet i kanë parë blerësit edhe si tifozë – tifozë që përcjellin ndeshjet me birra dhe ndonjë patatinë përskaj tyre. Për këtë, Viva Fresh Store e Interex kanë nxjerr madje fletushka të veçanta për birrat në zbritje.
Në Viva Fresh Store mund të bleni birrë Bavaria 0.25L për 0.39 euro, pastaj birrë Peja 0.33L për 0.45 euro, Lashko 0.25L për 0.49 euro dhe Tuborg 0.33L për 0.77 euro.
Në Interex, mes shumë llojeve të birrave, më të lirat janë Bavaria 0.25L – 0.39 euro; birra Prishtina 0.33L – 0.39 euro; Becks 0.33L – 0.49 euro; dhe Heineken 0.25L – 0.75 euro.
Në ETC ka më pak lloje të birrave në zbritje. Birrën Corona 0.355L mund ta bleni për 0.99 euro, kurse Lashkon 0.25L për 0.55 euro.
Në Superviva, në aksion është birra Peja në kanaçe 0.5L – 0.55 euro.
Pra, birra më e lirë është në Viva Fresh Store e Interex, – Bavaria.
Çmimi i vajit ngadal po bie
Nga java në javë, vaji i lulediellit po gjen vend në fletushkat e hipermarketeve. Këtë herë, Viva Fresh Store e Interex ofrojnë vaj me zbritje. Në Viva Fresh Store mund të gjeni vaj Biser 905 ml për 1.29 euro, kurse në Interex vaj Floriol 1L për 1.45 euro. Në ETC e Superviva nuk ka vaj në aksion.
Mish dhe suxhuk
Në Viva Fresh Store, këtë javë mund të bleni mish viçi për shniclle për 5.99 euro kg, ndërkohë qofte e qebapa për 3.49 euro. Ofron edhe suxhuk industrial për 1.49 euro kg.
Në ETC oferta e mishit është më e gjerë. Mund të bleni mish tul Rosbif për 5.99 euro kg, mish për gullash për 4.99 euro kg, qofte e qebapa për 3.49 euro kg dhe suxhuk, dy lloje: Medina e Prizreni për 1.99 euro kg.
Në Interex në ofertë ka vetëm produkte të mishit. Suxhuk shtëpiak Orex mund të bleni për 2.69 euro kg dhe qofte e qebapa të firmës Buquku për 1.79 euro 0.5 kg.
Në Superviva ofrohet mishi i bluar në paketim 500 gr për 1.19 euro dhe suxhuku shtëpiak Leoni për 2.85 euro për kg.
Meqë suxhuku është i kualitetit të ndryshëm nëpër hipermarkete, nuk mund të bëhet krahasimi, ndërkohë mishi më i lirë, i bluar, është në Superviva.
Qumësht nën 0.60 euro litri
Me futjen në treg të llojeve të reja të qumështit, ka rënë edhe çmimi nga ai “standard” për minimumin që është 0.69 euro.
Në Viva Fresh Store mund të gjeni qumësht Perfetto për 0.59 euro litri. Nga bylmeti, mund të gjeni edhe jogurt Vita, 0.69 euro për litër dhe ajkë Vita 400 gr për 0.65 euro.
Në ETC qumështi më i lirë është Efi, 0.59 euro litri, pastaj jogurti Drena, 0.79 euro për litër.
Në Interex, qumështi më i lirë është Meggle, 0.65 euro për litër, pastaj ajka Vita 400 gr – 0.59 euro dhe jogurti Alpsko 0.65 euro për litër.
Në Superviva, qumështi më i lirë është Perfetto, 0.59 euro për litër, jogurti Vita 0.69 euro për litër dhe ajka Vita 400 gr – 0.65 euro.
Qumështi më i lirë është në Viva Fresh, ETC dhe Superviva, kurse ajka më e lirë gjendet në Interex.
Supë pule 16 cent
Në Viva Fresh Store, në zbritje janë edhe supat. Supa turke Bizim mund të blehet për 17 cent. Supë pule me zbritje ka edhe në ETC. Paketimi 4+1 mund të blehet për 79 cent, që një supë i bie më pak se 16 cent.
Detergjent me zbritje, plus shportë gratis
Në Viva Fresh Store, nga detergjenti i rrobave, në zbritje është brendi Lenor. Paketimi 2 kg kushton 3.95 euro.
Në ETC, detergjenti Merix 6 kg kushton 4.99 euro, e bashkë me këtë do të merrni edhe një shport për rroba gratis.
Në Interex, në zbritje është detergjenti Bonux 4 kg – 3.99 euro.
Në Superviva, mund të gjeni detergjent Bioaktiv 9 kg për 6.99 euro dhe Ariel 2 kg për 3.99 euro.
Pasi kualiteti i detergjenteve dallon shumë, atëherë nuk mund të bëhet ndonjë lloj krahasimi mes çmimeve.