06.05.2021
Hipermarketet kanë nxjerr fletushkat e reja ku ofrojnë qindra produkte me zbritje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet.
Ofertat në Viva Fresh Store, ETC, Interex e Superviva janë për periudhën 7 deri më 13 maj. Dhe, meqë në këtë periudhë është edhe festa e Bajramit, atëherë kryefjala e ofertave është te produktet si bakllavatë, mishi, arrat e të tjera.
Bakllava, arra, lëngje e të tjera për Bajram
ETC ofron bakllavë të gatshme me tepsi për 5.99 euro apo 1.51 euro më lirë se çmimi i rregullt. Bëhet fjalë për tepsi këndrejt me 42 copë bakllavë. Viva Fresh Store ofron të njëjtin produkt me çmim 6.99 euro. Bakllava ofron edhe Interexi. Tepsinë me diametër 36 cm, e ofron për 7.59 euro nga 9.99 euro sa është çmimi i rregullt. Superviva nuk ka nxjerr bakllavë në aksion, por ofron dy lloje të ëmbëlsirave në zbritje; rolladë 600 gr për 1.49 euro dhe torte të vogël të firmës Vlera për 1.99 euro. Pra bakllavaja më e lirë mund të blihet në ETC.
Hipermarketet ofrojnë edhe produkte me lirim nëse dëshironi vetë të gatuani bakllavanë. Viva Fresh Store ofron 1 kg arra për 6.89 euro, kurse niseshten 800 gr për 0.49 euro.
ETC ofron niseshte me peshë dhe çmim të njëjtë, derisa petët për bakllavë 800 gr i ofron për 1.39 euro. 250 gr arra i ofron për 2.95 euro, që kilogrami i bie 11.80 euro. Interexi ofron arra në pako 100 gr për 0.79 euro, që kilogrami i bie 7.90 euro; ndërkohë edhe Superviva ka në aksion arra me peshë dhe çmim të njëjtë.
Në Superviva mund të bleni niseshte me çmim 0.59 euro. Pra arrat më të lira mund t’i gjeni në Viva Fresh Store, kurse niseshten në Viva Fresh Store dhe ETC.
Në ofertën e Bajramit përfshihen edhe lëngjet. Viva Fresh Store ka në aksion çaj të ftohtë Jana me çmim 0.65 euro për 1.5 L si dhe lëng portokalli e multivitamin Frutavit për 0.59 euro.
ETC ofron disa lloje të lëngjeve. Jaffa 2L mund të blihet për 0.89 euro, kurse lëngu Bravo – portokall për 0.83 euro. Lëngjet më të lira janë ato të firmave Tango e Eks, që kushtojnë 0.39 euro për litër. Interexi ofron Jaffa 2L për 0.89 euro, kurse Jaffa 1.5L për 0.59 euro.
Superviva ofron lëngun më të lirë për 1L. Brendin Punch e ofron për 0.29 euro. Lëngun Bravo 1.5L për 0.83 euro dhe lëngun Ciao 2L për 0.69 euro.
Mish i grirë viçi nën 3 euro kg – mish pule e produkte të mishit
Viva Fresh Store ofron mish viçi të grirë për 2.99 euro apo me 40 për qind zbritje; pastaj pulë 1kg për 1.85 euro; dhe suxhuk shtëpiak Buquku për 3.09 euro. Ofron edhe sallam Koral 300 gr për 0.37 euro.
ETC ofron mish tul gjedhi për 5.49 euro kilogramin; bri me asht për 3.49 euro kilogramin; qofte 3.49 euro për kg dhe suxhuk Tradita për 2.99 euro kilogramin. Sallamin Koral e ofron për 0.39 euro.
Interex ofron mish të grirë 2.99 euro për kg, suxhuk shtëpiak Apetit për 2.85 për kg; dhe sallam të firmës Natura 280 gr për 0.33 euro.
Superviva ofron mish të grirë për 4.99 euro, mish tul shpatulle për 5.49 euro; suxhuk shtëpiak Apetit 2.89 euro për kg dhe sallam Wudy 350 gr për 0.69 euro.
Sipas kësaj, del se mishi i grirë më i lirë mund të blihet në Viva Fresh Store dhe Interex – 2.99 euro kg. Suxhuki më i lirë është ai i Apetitit për gati 3 euro, e për 3.09 euro mund të blihet suxhuku Buquku në Viva Fresh Store.
Qumështi e jogurti, nën 0.60 për litër
Viva Fresh Store ka në aksion qumështin Vita për 0.69 euro litrin; jogurtin po të Vitas e ofron po për 0.69 euro. Djathin Drena 2 kg e ofron për 5.99 euro, kurse kosin Drena 700 gr për 0.59 euro. Djath Rugove, paketimi 800 gr kushton 3.65 euro.
ETC ofron qumështin Gala 1L për 0.59 euro; djath Sharri 800 gr për 4.89 euro; djath Drena 800 gr për 2.95 euro dhe kos me kajmak 1.5 kg për 0.99 euro.
Interexi qumështin më të lirë e ka atë të Drenës, 0.65 euro për litër. Jogurtin Drena 1L e ofron për 0.55 euro dhe kosin Drena 1.4 kg për 1.09 euro. Në aksion ka djathin e Rugovës, që 1 kg e ofron për 4.19 euro.
Superviva në aksion ka qumështin Drena – 0.65 euro për litër, jogurtin Vita 0.65 euro për litër, kosin Drena 400 gr për 0.29 euro dhe djathë Drelaj (Rugove) 400 gr për 1.99 euro.
Pra, qumështi më i lirë mund të blihet në ETC, ai i brendit Gala – 0.59 euro, derisa Interexi ofron jogurtin më të lirë, atë të Drenës për 0.55 euro.
Detergjenti
Viva Fresh Store ka nxjerr në aksion detergjentin Persil. Paketimin 6 kg e ofron për 4.99 euro nga 8.99 sa është çmimi i rregullt. Ofron edhe shampo për flokë Schauma 400 ml për 1.45 euro apo me 27 për qind zbritje. ETC ka në aksion detergjentin Merix. Paketimi 10 kg kushton 7.49 euro apo 2 euro më lirë se çmimi i rregullt. Ka në aksion edhe detergjentin Persil, 6 kg për 7.99 euro. Interexi e ofron të njëjtin produkt për gjysmë euro më lirë – 7.49 euro. Superviva në aksion ka nxjerr detergjentin Ariel. Paketimi 2 kg kushton 3.99 euro.