Nutella – ku e gjeni më së liri

27.10.2021

Shperndaje:

Në treg ka shumë llojë të kremit të çokolladës, por një është gati i pakrahasueshëm – Nutella.
Brendi i nisur më 1964 në Itali nga kompania Pietro Ferrero, sot është referencë për çdo krem tjetër të çokolladës.
Në treg, gjeni Nutella në kavanoz me sasi të ndryshme dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet që ofrohen online.

Kavanozin më të vogël me peshë 200 gr të Nutellas, më së liri e gjeni në dyqanin Dërgesë. Aty mund të porosisni për 2.2 euro. Sasia e njëjtë e Nutellas në Maxi dhe Begmart mund të blihet për 2.29 euro.
Në sasi dyfish më të madhe, 400 gr, mund të blihet më së liri në Maxi për 3.29 euro.
Ka edhe prej atyre me kavanoz të mëdhenj.
Për shembull kavanozi me peshë 700 gr në Maxi kushton 5.39 euro, kurse në të njëjtin hipermarket kavanozi me peshë 750 gr, kushton 5.79 euro.