Në berza bjen çmimi naftës, pompat mbajnë ngritjen e fundit

22.02.2021

Shperndaje:

Prishtinë 22 shkurt –  Kompanitë kosovare te naftës kanë rritur çmimet e derivateve për herë të dytë në muajin shkurt, pas një lëvizjeje në berzat ndërkombëtare e cila është ngritur dhe ka rënë sërishë. Mirëpo përkundër stbilizimit të çmimit në berzë në pompat e benzinës në Kosovë kanë mbajtur ende ngritjen e fundit. 

Ngritja e parë e çmimit në Kosovë është bërë në fillim të shkurtit kur në berza çmimi për fuçi preku shifrën 59.50 dhe në pompat kosovare çmimi kaloi 1 euro për litër. Më 17 shkurt çmimi për fuçi u ngrit në 62 dollarë, por pastaj shkoi poshtë duke u kthyer nën 60, të premten . Mirëpo ngritja e 18 shkurtit ka shkaktuar ngritje në pompat e benzinës në Kosovë dhe për ndryshim prej berzave në pompat lokale çmimi ka mbetur me i lartë. Pompar kryesore kosovare benzinën e shesin për 1.05 ndërsa dizelin 1,04 Euro për litër, të ngritur nga 103 dhe 104. 

Për të gjetur shitësin më të mirë klikoni këtu.