18.04.2022
Keni për të shkurtuar drurë, për të prerë ndonjë dërrasë apo edhe ndonjë degë? Atëherë nuk ia vlen të lodheni.
Zgjidhja më e mirë për çdo shtëpi është një motor sharrë e vogël, qoftë me rrymë – qoftë me benzinë.
Në tregun online ka mjaft oferta dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet.
Motor sharrën më të lirë mund ta porosisni në dyqanin online 75Mall. Sharra e brendit Fieldmann vjen me zbritje nga 99.95 euro në 79.95 euro.
Është elektrike, ka fuqi të motorit 2000 Watt dhe gjatësi të tehut 40 cm.
Motor sharrë me zbritje ofrohet edhe në PemaMall. Është po ashtu me rrymë, e brendit Nakayama dhe ka kapacitet të motorit prej 2000 W. Çmimi me zbritje është 94.80 euro.
Në Gjirafa50, mund të porosisni motor sharrën me benzinë për më pak se 100 euro. Është e brendit SGS, ka vëllim të motorit 52cc dhe kushton 99 euro. Kapaciteti i rezervuarit është 550 ml, derisa gjatësia e tehut 45 cm.
Motor sharrën më të shtrenjtë për kushte shtëpie e gjeni në PemaMall. Është e brendit Verto, elektrike dhe ka gjatësi të tehut prej 21 cm, afërsisht sa një pëllëmbë dore. Çmimi me zbritje është 152 euro.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU