Krijo listën favorite në SaKushton, bëje më të lehtë monitorimin e çmimeve të produkteve që të interesojnë

02.12.2022

Shperndaje:

Risia e fundit e platformës më të madhe për kërkim online të produkteve të ndryshme, SaKushton, është lista favorite.

Me pak klikime, ju mund të krijoni një listë të produkteve që ju interesojnë dhe t’i monitorini në vazhdimësi se si lëvizin çmimet e tyre.

Si funksionon?

Pasi të hapni faqen kryesore, në ballinë do t’ju shfaqen produktet më të kërkuara, me qindra të shpërndara në dhjetëra faqe, njëra pas tjetrës.

E gjitha që ju duhet të bëni është që përskaj produkteve që ju interesojnë të klikoni mbi një zemër të vogël, që fillimisht është e zbrazët.

Dhe pasi të keni krijuar listën e dëshiruar, lart në faqe është rubrika “Produkte të dëshiruara”. Kur të klikoni aty, do t’ju shfaqen produktet që i keni selektuar dhe i monitoroni çmimet që përditësohen çdo ditë.

Kjo listë në çdo kohë mund të rritet me produkte të reja, duke ndjekur shembullin e njëjtë – klikim mbi zemrën skaj produktit apo duke e filtruar listën – po me një klikim mbi zemrën tashmë të ngjyrosur me të kaltër.

Lista e çmimeve favorite ruhet vetëm në pajisjen që e keni krijuar atë, gjë që ju jep mundësinë të krijoni, për shembull, një listë në laptop e një tjetër në telefon.