Monitor Samsung – ku e gjeni më së liri

20.12.2021

Shperndaje:

Një pamje e pastër, që nuk ta lodhë syrin, s’ka të paguar. Andaj, nëse jeni në kërkim të një monitori Samsung, oferta është tejet e madhe në tregun online.

Klik – k’qyre n’Sakushton: Monitori

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e monitorëve Samsung.

Monitori më i lirë në treg, por që plotëson shumë nevoja, kushton 106.75 euro. Mund të blihet në Gjirafa50 dhe është LED e full HD.

Monitori është 24 inç dhe ka shpejtësi të rifreskimit prej 75 Hz.

Në Gjirafa50 ofrohen një sërë modelesh, ndërkohë që më i shtrenjti është 1455.88 euro. Bëhet fjalë për modelin e Samsungut Odyssey G9, QLED. Është 49 inç dhe i lakuar. Është monitor i lojërave me panel VA me kthesë 1000R dhe rezolucion DQHD 5120 x 1440 px.

Monitor Samsung gjeni edhe në dyqanin eGjeta. Në shitje është modeli Samsung S27F358 – LED 27″ dhe kushton 233.50 euro.