Mjaltë – ku e gjeni më së liri

24.11.2021

Shperndaje:

Mjalta është prej produkteve më çudibërëse. E shëndetshme të konsumohet në çdo kohë dhe për çdo grupmoshë dhe e vetmja që është pa afat – nuk prishet kurrë.
Në tregun online gjeni me qindra kompani që ofrojnë mjaltë, por duhet të jeni të kujdeshsëm se ku porositni. Për më tepër ka edhe mënyra që mund t’i gjeni në YouTube dhe të konstatoni nëse është origjinale apo e përpunuar.

Mjalten më të lirë, natyrisht edhe në peshë të vogël – 250 gr, e gjeni në Begmart. Mjalta e luleve kushton 3.35 euro dhe është e brendit Natura.
Me të njëjtin çmim dhe të njëjtën peshë e gjeni edhe mjalten e bagrenit.
Kavanozin prej 450 gr, të luleve e të bagrenit e gjeni për 5.95 euro.

Në Maxi gjeni disa lloje të mjalteve. Kavanozin 450 gr të blirit e gjeni për 7.69 euro. Është e kompanisë sllovene Medex. Në këtë market ofrohen disa lloje të mjalteve dhe të kompanive të ndryshme.

Mjaltë gjeni edhe në 75Mall. Kavanozin 900 gr me mjaltë të luleve mund ta blini për 9.20 euro. Është e kompanisë Melbi. Të njëjtën sasi, por mjaltë bliri e blini për 10.20 euro.

Edhe në Gjirafa50 ofrohen disa lloje të mjaltave. Më e lira është e livadhit dhe e bagrenit me sasi 900 gr, që kushtojnë nga 9.95 euro.

E në treg ofrohet edhe një lloj i mjaltit që për kavanozin 1 kg duhet të paguani 189.99 euro. Është mjaltë nga Zelanda e Re e brendit Manuka Doctor me 1000 MGO (Methylglyoxal), që shfaq aktivitet antimikrobik i cili vret disa lloje bakteresh. Më e lira e këtij brendi është kavanozi 250 gr me 70 MGO dhe kushton 39.99 euro.

Për të parë të gjitha llojet e mjlatave, klikoni KËTU