Mikser dore, ku ta gjeni më së liri

06.09.2021

Shperndaje:

Mikser dore për kuzhinë. Është produkti që haset lehtë dhe me ofertë të gjerë gati në çdo dyqan. Por ku ta gjeni më së liri? Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e mikserave në dyqanet online.
Po flasim për miksera që përdoren në kuzhinë, jo ata profesionalë me kazan.
Mikseri më i lirë mund të porositet në platformën “gjirafa50”. Një i brendit Esperanza kushton 7.95 euro, me zbritje.
Në këtë dyqan online gjeni edhe miksera të tjerë të brendeve të tjera si Termozeta, 14.95 euro të plastikës dhe 19.95 euro të inoxit. Mikseri më i shtrenjtë në këtë dyqan është Tefal, 57 euro.
Miksera të lirë gjeni edhe në Aztech, duke nisur nga 9.99 euro (Hugo) deri në 49.99 euro (Electrolux)
Në platformën “egjeta”, mikseri më i lirë kushton 17.90 euro dhe është i brendit Iskra. Ka edhe miksera me çmim 25, 30 e 33 euro.
Në Neptun, mikseri më i lirë është ai i brendit Bosch, 55 euro.
Edhe në dyqanin online “75mall” ka ofertë të gjerë të mikserave, duke nisur nga 19.99 euro e deri në 49.99 euro. Të dy janë të brendit Gorenje.

Për të parë të gjithë mikserat, kliko KËTU