Miell, tip 400 – ku e gjeni më së liri

08.11.2021

Shperndaje:

Javëve të fundit është folur shumë shtrenjtimin e çmimit të bukës së bardhë. Është shtrenjtuar mielli i grurit si produkt bazë, por jo në përqindjen sa është rritur çmimi i bukës, e që shkon deri në 25 për qind apo edhe më shumë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e miellit që ofrohet në tregun online.

Janë brende të ndryshme të miellit, vendore e ndërkombëtare, që mund t’i gjesh në marketet kosovare.


Mielli më i lirë mund të blihet në Maxi. Është i brendit Dellino, tip 400 dhe kushton 0.55 euro kilogrami.


Të njëjtin brend në paketim 5 kg, po në Maxi e gjeni për 2.39 euro.
Për të blerë miell Finnesa, tip 400, duhet të ndani pak më shumë para. Më së liri, kilogramin e gjeni në Interex – 0.79 euro. Në Albi Market mund ta blini për 0.83 euro, kurse në ETC, Maxi Market e Viva Fresh Store për 0.85 euro.


Në Maxi e Gjirafa50 gjeni edhe paketimin 5 kg të këtij lloji dhe kushton 3.49 euro, përkatësisht 3.79 euro.