Metër digjitale me laser – ku e gjeni më së liri

03.06.2023

Shperndaje:

Nëse e përdorni shumë metrin, atëherë ia vlen të blini një metër me laser. Në tregun online gjeni shumë lloje të brendeve të ndryshme dhe duhet ta kërkoni me fjalët kyç, si “Metër me laser”, “meter laserike”, metër digjitale” apo edhe “matës laserik”.

Platfroma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të lira në secilin dyqan që ofron këtë pajisje pune.

Metrin laserik më të lirë e ofron Gjirafa50. Është i brendit Rebel dhe kushton 24.26 euro. Ka rreze laserike të gjelbra dhe pos si metër digjital, shërben edhe si libellë e vogël.

Në 75Mall, metrin më të lirë laserik e gjeni për 29.90 euro me zbritje nga 49.95 euro. Është i brendit Fieldmann dhe mund të masë nga 0.2 m deri në 30 metra. Saktësia e matjes është +/- 2 milimetra.

Në PemaMall, metri me laser më i liri kushton 39 euro. Është prodhim i firmës Neo Tools dhe mat deri në 20 metra.

Në këto tri dyqane gjeni edhe metra digjitale me laser shumë më profesionale, natyrisht edhe më të shtrenjta.

Metri më i shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është i brendit Bosch dhe kushton 266.35 euro. Ka fotrollën e vet dhe ofron saktësi maksimale.

Për më shumë, klikoni KËTU dhe KËTU