27.02.2024
E dini pse peshku merluc shitet pa kokë? Thjeshtë për çështje marketingu. Koka e tij duket goxha e frikshme dhe ka dhëmbë të mprehtë dhe nëse do të shitej komplet, atëherë shumëkush do të hezitonte ta çonte në shtëpi këtë lloj peshku, edhe pse në gjendje të ngrirë.
I përket familjes Merluccius, dhe mund ta gjeni edhe me emra të tjerë si “Osliq”. Është prej llojeve të peshqve të lirë dhe shumë të shijshëm. Ka pak hala, dhe ç’është kryesorja nuk kultivohet, thjeshtë zihet në det të hapur dhe ashtu i egër shitet.
Në tregun online ka zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së liri këtë lloj peshku e gjeni në dyqanet Spar. Paketimi i firmës Hake me peshë 800 gr. kushton 3.99 euro. Kilogrami i bie 5 euro.
Merluc gjeni edhe në dyqanin online Begmart. Paketimi 400 gr. i fileve të mbështjella me grimca buke, kushton 5 euro. Pra është e përgatitur, thjeshtë duhet ta hidhni në vaj për ta skuqur.
Për 5.49 euro, në këtë market mund të porosisni paketimin 1 kg me peshk merluc, natyrisht pa kokë dhe pa bisht.
E për 5.86 euro, në Begmart, gjeni filetën e peshkut merluc, pra pa lëkurë.
Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU