06.08.2023
Me gjithë rreziqet, ka dikush që nuk heq dorë nga përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së veturës. E nëse jeni të tillë, atëherë blini të paktën një mbajtës telefoni që ngjitet diku para në veture dhe e keni më të lehtë.
Në tregun online ka disa lloje dhe platforma SaKushton ua sjell çmimet më të lira.
Mbajtësin më të lirë të telefonit për veturë, e gjeni në dyqanin online, 75Mall. Kushton 2 euro, është i brendit MS, ngjitet te rrjeta ku del ajri, ndërkohë telefoni kapet për të, pasi t’ia keni ngjitur një pjesë metalike prapa. Metali i ngjitur në telefon dhe magneti që ka pajisja, bën që telefoni juaj të qëndrojë pa asnjë problem.
Në PemaMall, një mbajtës po të brendit MS me magnet, e gjeni për 2.90 euro. Por mbajtësja vendoset kudo falë mekanizmit.
Në Neptun, mbajtësja më e lirë është 4 euro. Ka njëlloj goje që futet me vështirësi në rrjetën e ajrit dhe e mban atë dhe telefonin. Është e brendit S-Box.
Në Neptun, gjeni edhe mbajtësin më të shtrenjtë të telefonave në veturë. Është i brendit Wiwu dhe kushton 25 euro. Është me kapëse anash dhe bën për çdo lloj telefoni e madhësie.
Për të parë më shumë, kliko KËTU