Mbajtëse për TV – ku e gjeni më së liri

30.03.2022

Shperndaje:

Dikush nuk ka dëshirë të ketë komodinë për TV në dhomë dhe kjo është e kuptueshme – çështje e shijes. Ka dëshirë të ketë vetëm një televizor të “kapur” për mur.

E për ta bërë këtë kapje të televizorit për mur, që t’iu duket si një panoramë më pas, iu duhet një mbajtëse.

Në tregun online ka me dhjetëra lloje të mbajtëseve për TV dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre. Gjeni mbajtëse për më pak se 5 euro e deri në 110 euro. Mbi këtë çmim janë mbajtëset për televizorët që varen nga tavani apo ato lëvizëse, me rrota.

Më së liri, një mbajtëse për TV mund ta porosisni në Gjirafa50. Kushton 4.5 euro dhe shërben për televizor me ekran deri në 32 inch. Mund të përshtatni këndin e televizorit si të doni.

Në Aztech, mbajtësen më të lirë e gjeni për 9.99 euro. Mban deri në 35 kilogramë dhe është e projektuar për televizorë të madhësisë se ekranit deri në 43 inch. Hendikepi i kësaj mbajtëse është moslëvizshmëria. Pra është statike.

Në PemaMall, mbajtësja më e lirë është ajo Manhattan, që kushton 12.90 euro. Është lëvizëse dhe mban ekran deri në 42 inch.

Dhe, mbajtësja më e shtrenjtë mund të blihet po në dyqanin online PemaMall. Është Manhattan, lëvizës dhe për televizorë të mëdhenj, nga 60″ ekrani deri në 100″. Kushton 110.90 euro.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU