18.12.2021
Një “mous” (miu) i mirë për kompjuter, i “standardizuar” në shqip ashtu siç shqiptohet “maus”, është shumë i rëndësishëm. Një maus i keq të plasë, por edhe një maus i lirë nuk të bën rehat.
Klik – k’qyre n’Sakushton: Mausi
Platforma SaKushton ka analizuar mausat që ofrohen në tregun online mbi 10 euro.
Mausi më i lirë mbi këtë dysheme të çmimit, mund të blihet në eGjeta. Kushton 10.99 euro, është pa kablo dhe i brendit Canyon. Është edhe për lojëra kompjuterike. Me të njëjtin çmim dhe të njëtit brend mund ta blini edhe mausin me kablo.
Në Aztech blini maus dhe tastier Genius për 12.99 euro. Në 75Mall, mausi më i lirë kushton 13.99 euro. Është me aliazh alumini, me wireless dhe USB të integruar.
Në Gjirafa50, mausi më i lirë kushton 14.50 euro. Është i brendit Focus, pa kablo.
E në Neptun, për mausin më të lirë duhet të ndahen 16 euro. Është PadTrust GXT, me kablo.
Mausi më i shtrenjtë në tregun onlinë mund të blihet në eGjeta. Është i vetmi që ka çmim treshifror – 118.50 euro. Është i brendit Logitech dhe është G Pro X Superlight. Ka pesë butona, sensor të lëvizjes optik, pa kablo dhe me bateri që ka jetëgjatësi deri në 70 orë.