Maskë për pastrimin e fytyrës – ku e gjeni më së liri

15.11.2021

Shperndaje:

Kujdesi ndaj fytyrës nuk është punë veç për gratë. Lëkura e fytyrës kërkon kujdes dhe herë pas here edhe tretman për të hequr poret e për të hidratuar lëkurën.
E nëse dëshironi të kurseni, atëherë një terapi me maskë fytyre në shtëpi është zgjdihja e duhur.
Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e maskave për fytyrë që mund të blihen në tregun online.


Çmimi i maskave për fytyrë ndryshon, varësisht sasisë dhe brendit që e prodhon.
Në tregun online kosovar mund të porosisni maskë për fytyrë duke nisur nga 0.67 euro, ku vjen një paketim me dy doza 5 ml, pra për dy trajtime. Mund ta porosisni në Gjirafa50 dhe është e brendit Eveline.


Në eGjeta, mund të porosisni maskë të brendit Xpel me sasi 28 ml, pra për disa përdorime.
E njëjta në Gjirafa50 kushton 1.44 euro.


Maskë të lira për fytyrë gjeni edhe në 75 Mall. Maskë të kompresuar me 30 fletë, që vendosen në fytyrë, mund ta blini për 1.99 euro. Është e brendit japonez, Mineso.


Në eGjeta dhe Gjirafa50 gjeni maskë të lira edhe të brendit të njohur Garnier. Në eGjeta mund ta porosisni maskën Holika Avocado 20 ml për 2.5 euro, kurse në Gjirafa atë HydraBomb për 2.72 euro.


Ndërkohë, maska më e lirë L’oreal Paris mund të blihet në eGjeta. Sasia 6 ml kushton 3.14 euro.
Maska të brendit HUUMë me argjilë të kuqe e kaça dhe argjilë rozë e tërshërë gjeni në Gjirafa50 për 5.12 euro.


Në treg ka edhe maska të brendeve ekskluzive me çmime 3-shifrore.
Maskat më të shtrenjta aktualisht janë të brendeve Sisley dhe Lancome. Në eGjeta mund të blini atë Lancome për 137 euro, derisa në Gjirafa50 atë Sisley 60 ml për 163.72 euro.

Për të parë të gjitha llojet e maskave për fytyrë, kliko KËTU