Mantel banjoje – ku e gjeni më së liri

22.05.2023

Shperndaje:

Duke kërkuar në internet, mund ta gjeni me emrin “mantel banjoje” apo edhe “rrobdishan”. Bëhet fjalë për peshqirin në formë manteli, që ju shërben pas larjes të thani ujin në trup.

Në tregun online gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira.

Mantelin më të lirë e gjeni në Jysk. Është ngjyrë e kaltër e mbyllët, ofrohen numrat L e XL dhe është për meshkuj. Është prodhim i brendit Valbo dhe kushton 17 euro.

Për të njëjtin çmim në Jysk, gjeni edhe mantelin e bardhë të brendit Valbo, që mund të përdoret për meshkuj dhe femra. Ofrohen numrat S dhe M.

Në këtë dyqan gjeni shumë lloje të manteleve të banjos, kryesisht njëngjyrëshe. E më i shtrenjti është një ngjyrë hiri i brendit Bullmark. Është për meshkuj dhe ofrohen numrat L de XL. Kushton 49.99 euro.

Mantel banjoje gjeni edhe në Gjirafa50, por duhet ta kërkoni me fjalën “rrobdishman”. Ofrohen disa lloje.

Më i liri është ai i Vero Moda dhe është për verë, numri XS dhe kushton 34.24 euro.

Më i shtrenjti është një për femra dhe është i brendit Evona. Është i kombinuar me ngjyrat bardhë e bezhë, ofrohen numrat L e XL dhe kushton 40.24 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU