29.08.2023
Në treg gjeni llampa të vogla që mund t’i vendosni në ndonjë tavolinë apo kudo në ndonjë platformë. Por gjeni edhe llampa dyshemeje, për të cilat do të shkruajmë sot dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.
Llampën më të lirë të dyshemesë e gjeni në Jysk. Kushton 23 euro, është e brendit Hansson, 155 cm e gjatë dhe e zezë.
Në këtë dyqan, në fakt keni më së shumti zgjidhje. Për 44.99 euro, mund të porosisni llapmën Jonathan. Është ngjyrë hiri dhe 138 cm e gjatë.
Llampa më e shtrenjtë në Jysk është ajo Hugo. Është e zezë dhe 154 cm e gjatë. Kushton 154 euro.
Ndërkohë në 75Mall, gjeni llampën e veçantë. Është e vendosur mbi një trekëndësh me rafte ku mund të vendosni gjëra të tjera zbukururse. Është e lartë 165 cm.
Për të parë më shumë, kliko KËTU