Llamba solare për ambiente të jashtme – ku i gjeni më së liri

30.07.2023

Shperndaje:

Tash është kohë ideale që të ndriçoni oborrin apo çfarëdo ambienti të jashtëm pa shpenzuar energji.

I gjithë shpenzimi është në fillim, kur të investoni në llambat solare, më pas çdo gjë zdritë falë rrezeve të diellit që akumulon gjatë ditës.

Në tregun online ka shumë lloje dhe mund t’i gjeni më fjalët kyç, si “llambë solare” dhe “llambë diellore”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të mira.

Llambën më të lirë solare e gjeni në Jysk. Është e vogël, e ngjashme me një poç elektrik me temperaturë 3000 kelvin dhe me kohëzgjatje të ndriçimit deri në 6 orë. Kushton 2 euro copa.

Për 3 euro, në Jysk gjeni llambën që ka një lloj bishti të cilin mund ta ngulisni në dhe apo ta ngjisni diku. Ka dritë Led me 5500 K. Koha e ndriçimit është deri në 8 orë.

Në Jysk, llambën më të shtrenjtë solare e gjeni për 13.99 euro, me zbritje. Çmimi i rregullt është 19.99 euro. Është po ashtu me bisht dhe ka një panel të vogël te llamba. Është e brendit Sparv dhe ofron 6 orë ndriçim.

Llamba solare gjeni edhe në PemaMall. Më e lira është një standarde, me bisht që ngulitet në dhe dhe kushton 7.99 euro. Është e brendit Retlux dhe ofron kohë të ndriçimit deri në 8 orë.

Llamba më e shtrenjtë mund të porositet po në PemaMall. Kushton 69 euro, është solare, por me sensor. Pra kursen energjinë e akumuluar.

Llambë solare gjeni edhe në 75Mall. Një e bardhë, në formë kupole, kushton 35.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU