13.05.2023
Me shumë dyqane të specializuara, asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë të gjeni llambadarin që dëshironi për dhomën apo ballkonin e shtëpisë tuaj.
Në tregun online po ashtu keni zgjidhje të mëdha. Nëse kërkoni llambadar, atëherë pos me këtë fjalë kyçe, kërkoni edhe me fjalët llampë, llambë dhe lluster, siç njihet shpesh në popull e që është fjalë e huaj.
Platforma SaKushton ua sjell ofertat më të lira.
Llambadarin më të lirë e gjeni në Jysk. Është për dhomë të ditës dhe kushton 27.99 euro. Zgjatja nga tavani mund të shkojë deri në dy metra, varësisht prej lartësisë së dhomës dhe është i punuar nga bakri dhe polieteni. Ka formë të rrumbullakët dhe është i bardhë.
Në këtë dyqan, llambadari më i shtrenjtë ai Torstein, me katër poqe elektrike. Shtyllat e poqeve janë të kryqëzuara në mënyrë të çrregullt që i shton hijeshi dhe stil. Kushton 54.99 euro.
Në Gjirafa50, llambadari më i lirë është ai për ballkon, pra që ngjitet në mur. Është i brendit Nowodvorski me një llampë prej 60 vatësh. Është në formë këndëdrejti me korniza prej metali. Kushton 32.65 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe një llambadar që në dukje është tepër i thjeshtë, por me shumë stil. Është një litar dhe me një poq elektrik në fund, por i dizajnuar bukur. Kushton 32.77 euro.
Llampadarë të shumtë gjeni edhe në dyqanin PemaMall. Më të lirin e gjeni për 52 euro. Është i brendit Maserlo dhe ka formë të rrumbullakët me prerje të drejta poshtë dhe lart. Ka një zgjatje litari, në brendësi është ngjyrë ari, kurse jashtë hiri.
Në PemaMall, llambadari më i shtrenjtë është po i brendit Maserlo, me çmim 110 euro.