25.04.2024
Të bukura dhe praktike. Llambat e modeleve të fundit gjithnjë e më shumë ndriçojnë falë baterive. Dhe si të tilla mund t’i zhvendosni fare lehtë, kudo që keni nevojë.
Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Dhe më së shumti zgjidhje gjeni në rrjetin e dyqaneve Jysk.
Llambën më të lirë me bateri mund ta porosisni për vetëm 4 euro. Është e mbuluar me qelq, ka edhe një dorëz dhe ngjan pak me ato llambat ma vajgur.
Për 7.5 euro, gjeni një llambë që ka një platformë dhe një lloj poqi lartë. Mund të vendoset në tavolinë për dekor, por edhe në dhomë të fjetjes për ndriçim.
E për 13.5 euro, gjeni një llambë që ngjason me kafazin e zogjve. Është i thurur me fije metalike dhe në brendësi ka llambën që punon me bateri. Po ashtu e gjeni në Jysk.
Edhe llamba më e shtrenjtë mund të blihet në Jysk. Është me thurje druri dhe litarë, ka edhe një dorëz lartë dhe këmbët. Kushton 40 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU